E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një minierë në SHBA

Një shpërthim ka ndodhur në një minierë në Virgininë Perëndimore, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 25 minatorë, ndërsa katër të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa akumulimi i gazrave toksike ka penguar punën e ekipeve shpëtimtare, kanë njoftuar zyrtarët.

Zyrtarët për sigurinë e minierave theksuan se gjasat janë të vogla që katër minatrët e zhdukur të kenë mbijetuar.

Ishte kjo katastrofa më e rëndë në minierat e SHBA-së në dy dekadat e fundit dhe ajo ndodhi në momentin kur po zhvillohej ndërrimi.

“Mendoj se është kjo një situatë mjaft e rëndë”, deklaroi Kevin Striclin, zyrtar për siguri, i cili theksoi se niveli i lartë i gazrave toksike po pamundëson punën e ekipeve shpëtimtare.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i telefonoi guvernatorit të Virginisë Perëndimore, Koe Manchinit, duke i ofruar atij ngushëllime dhe duke shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve të minatorëve.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, u theksua se Obama ka ofruar të gjithë asistencën e nevojshme për ekipet shpëtimtare. Manchini, i cili ndërpreu pushimin e tij, theksoi se Obama ka premtuar të gjithë asistencën e nevojshme për përkrahjen e ekipeve shpëtimtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›