Maoistët vrasin 73 ushtarë në Indi
Kryengritësit maoistë kanë vrarë së paku 73 ushtarë, gjatë sulmeve të ndërmarra sot në lindje të Indisë, ka deklaruar një zyrtar i policisë, numri ky më i madh i humbjeve në radhët e forcave të armatosura, që nga momenti kur qeveria filloi vitin e kaluar ofensivën kundër kryengritësve.
Së paku 81 ushtarë ishin pjesë e patrullës, e cila dje në mëngjes u sulmua në Dantevada, qendër kjo e kryengritësve, deklaroi inspektori i përgjithshëm i policisë shtetërore, R.K Vij.
Ai shtoi se deri me tani janë zbuluar kufomat e 73 ushtarëve dhe theksoi se luftimet mes dy palëve janë duke vazhduar. Gjatë përleshjeve janë plagosur edhe tetë ushtarë tjerë.
Tre ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi nga pusia, ndërsa 17 të tjerë u vranë, pasi që automjeti i tyre u shkatërrua nga një minë, tha Vij.
“Luftimet janë ende duke vazhduar dhe ne po kemi vështirësi që të sigurojmë lajme nga vendi i ngjarjes”, deklaroi zyrtari i policisë, Ashok Dvivedi.
Në New Delhi, Ministri i Brendshëm, P. Chidambaram, deklaroi para gazetarëve se sulmet e fundit dëshmojnë për brutalitetin e kryengritësve.
Gjatë disa muajve të kaluar, ushtria e Indisë ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme kundër kryengritësve të majtë dhe ka theksuar se është e gatshme të diskutojë për kërkesat e tyre, nëse ata heqin dorë nga dhuna.