E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina i thotë jo NATO-s

Presidenti i Ukrainws, Viktor Janukovic ka shpërndarë me dekret një komision, i cili që prej vitit 2006 merrej me anëtarësimin e mundshëm të ish-republikës sovjetike në NATO.

Janukovici duke qenë se është me orientim pro rus, kishte deklaruar disa herë se Ukraina kërkon të ruajë statusin e saj si shtet jashtë blloqeve.

Shpërndarja e komisionit të ngritur nga paraardhësi i tij në funksionin e presidentit, Viktor Jushcenko, u argumentua nga Janukovic me refuzimin që i bën populli ukrainas anëtarësimit të vendit në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›