Superhajduti minoren vjedh 25 mijë dollarë
Superhajduti minoren, Markeljan C., nuk ka qëndruar më shumë se një javë "pushim", por është hedhur sërish në "aktivitetin" e tij duke vjedhur një banesë. Kësaj here 12-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një banesë në Tiranë, ku ka marrë shumën e parave prej 450 mijë lekësh, 8 mijë euro, si edhe 12 mijë dollarë. Pronarët e banesës janë tmerruar kur kanë konstatuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave. Ata kanë alarmuar policinë, e cila në bazë të provave të administruara në vendngjarje mundën të identifikonin si autor të vjedhjes Markeljanin. Ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr. 6, por pasi qëndroi për disa orë u la i lirë, për shkak të moshës së mitur, procedurë kjo e mësuar përmendësh nga Markeljani.