Arrestimi i Lazes trondit futbollin
Arben Laze, presidenti i Sport
Klub Elbasanit, dyshohet se
është kreu i një organizate
kriminale që trafikonte lëndë
narkotike nga Maqedonia në Shqipëri,
e cila kishte si destinacion
Greqinë e Italinë. Prokuroria e Krimeve
të Rënda ka zbardhur linjën
e trafikut të Lazes, nëpërmjet
përgjimeve dhe vëzhgimeve, madje
hetues të çështjes kanë fotografuar
të arrestuarit gjatë shkëmbimeve
të lëndës narkotike.
Gjithçka është kryer tre muajt e
fundit, ku presidenti i klubit të futbollit
ka shkuar disa herë në Maqedoni,
vend nga sigurohej lënda
narkotike. Burime nga prokuroria
thanë për gazetën se në momentin
që është arrestuar, Laze po vinte
pas një vizite në Maqedoni. Dyshohet
se ai mund të kishte kryer
likuidimet për mallin që do të
mbërrinte në Shqipëri ditët në
vijim. Krahas të arrestuarve, policia
tha se ka persona të tjerë nën
hetim, ku priten edhe ndalime të
tjera. Madje policia, e cila i ka
servirur një material Prokurorisë së
Krimeve të Rënda për këtë linjë,
deklaron se bashkëpunëtorët e tij
mund të kenë lidhje me një tjetër
grup kriminal që është shkatërruar.
Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka zbardhur linjën e trafikut
nëpërmjet përgjimeve dhe filmimeve.
"Si prova materiale për arrestimin
e Arben Lazes dhe katër
personave të tjerë kanë qenë edhe
fotografimet gjatë bisedave midis
tyre", thanë burimet nga akuza. Sipas
tyre, tashmë puna po përqendrohet
në dokumentimin e rasteve
të tjera, ku dyshohet se grupi kishte
vite që trafikonte lëndë narkotike.
Ndërkohë, tri ditë më parë,
prokuroria ka zbuluar një bisedë
mes presidentit të ekipit të futbollit
të Elbasanit dhe një personi
tjetër në Fier për dërgimin e një
pakoje. Hetimi i mëtejshëm ka
treguar se bëhej fjalë për sasi heroine,
e cila duhet të dërgohej në qytetin
e Fierit. Vetë Laze ndodhej në
Maqedoni dhe këtë detyrë ia ka
ngarkuar të vëllait, Fatjon Laze. Ky
i fundit është nisur nga Elbasani
për në drejtim të Fierit, ku duhej të
takohej me pritësin e lëndës narkotike.
Në orët e vona të së martës,
Fatjoni është takuar me shtetasin
Shkëlqim Hyzmo nga Lushnja dhe
i ka dorëzuar pakon me "mall". Policia
ishte në pritje të këtij çasti dhe
menjëherë është hedhur në veprim,
duke arrestuar Hyzmon. Kapja
e tij është kryer rreth orës 01:00
pas mesnatës, në vendin e quajtur
Kthesa e Divjakës, pranë Komunës
Çermë. Në momentin e arrestimit
dhe gjatë kontrollit të kryer në automjetin
e tij të tipit "Benz", me
targë TR5260G iu gjetën dhe
sekuestruan 1 kilogram e 43 gramë
lëndë narkotike e llojit heroinë. Pas
marrjes në pyetje dhe këqyrjes së
tabulateve telefonike, është bërë i
mundur edhe zbulimi i të gjithë
pjesëtarëve të këtij rrjeti që transportonte
drogën në linjën Maqedoni-
Shqipëri-Greqi ose Itali. Pas
zbulimit të bashkëpunëtorëve të
tjerë të Hyzmos, policia ka organizuar
operacionin "Mesfushori" në
tre qytete, njëkohësisht duke bërë
të mundur arrestimin e Arben
Priftit, Arben Lazes dhe Fatjon Lazes.
Gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit
nuk kanë pranuar asnjë
akuzë, madje nuk kanë deklaruar
asnjë të dhënë të dobishme për hetimet.
Ata vetëm kanë kërkuar
avokat për të paraqitur të gjitha argumentet
e mbrojtjes. Ndërkohë,
puna e hetuesve po përqendrohet
në evidentimin e pronave që figurojnë
në emër të të arrestuarve.
Sejdini: Do të jetë president edhe nga qelia
Krerët e Sport Klub Elbasanit nuk e
"shesin" presidentin e arrestuar për
trafik droge. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit,
Qazim Sejdini, dhe sponsori
tjetër i skuadrës së futbollit, Gentian Çërraga,
kanë dalë dje pas mesdite në një
konferencë shtypi për të gjitha mediat e
Elbasanit dhe kanë deklaruar se asgjë nuk
do të ndryshojë në këtë klub sportiv pas
arrestimit të presidentit Arben Laze.
Natyrisht që ngjarja e ndodhur i ka
shqetësuar drejtuesit e tjerë të SK Elbasanit,
por ata nuk e kanë fshehur optimizmin
e tyre për vazhdimin normal të
punës në këtë klub futbolli. "Presidenti
Laze do të vazhdojë të jetë në këtë detyrë
derisa të japë verdiktin drejtësia shqiptare,
nëse provohet akuza e ngritur
ndaj tij, me të cilën është motivuar zyrtarisht
edhe arrestimi", tha kryetari i
Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. "Ortakëria
jonë nuk ka për të penguar financimin
e futbollit elbasanas dhe ne nuk do
të thyhemi nga morali, pavarësisht se
është arrestuar presidenti i zgjedhur prej
nesh", ka pohuar ortaku tjetër, Gentian
Çërraga. Sipas tyre, ngjarja në fjalë nuk
cenon aspak mundësitë financiare brenda
kontratave me secilin prej lojtarëve të
këtij ekipi, si dhe objektivat e vëna në këtë
kampionat për skuadrën elbasanase. Sipas
Sejdinit, vetëm nëse Laze do të dënohet
ligjërisht, mund të diskutohet detyra
e lartë që mban duke lënë të nënkuptuar
se jo pak figura publike apo politike në
vendin tonë, edhe pse kanë qenë nën
akuzë, nuk kanë hequr dorë nga detyrat
e tyre në jetën qytetare. Sport Klub Elbasani
financohet nga tre ortakë: Arben
Laze, Gentian Çërraga dhe Bashkia e Elbasanit,
që përfaqësohet nga Qazim Sejdiu.
Para se të jepnin komunikimin për
shtyp, Sejdini dhe Laze kanë zhvilluar një
mbledhje të gjatë me asamblenë e këtij
klubi dhe me të gjithë lojtarët. Për këtë
mbledhje, Sejdini dhe Çërraga nuk kanë
dhënë shumë informacione, por kanë deklaruar
se nuk do të cenohet aspak normaliteti
i ecurisë së sportit të futbollit në
qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, mësohet
se gjatë ditës së djeshme, situata në ambientet
e skuadrës është paraqitur e qetë.
Kontingjenti i drejtuar nga trajneri Mirel
Josa u stërvit rregullisht, duke përgatitur
sfidën e fundjavës, kur në stadiumin
"Ruzhdi Bizhuta" do të shkojë Besa e
Kavajës. Lojtarët nuk kanë paraqitur asnjë
shenjë nervozizmi, përkundrazi, morali
i tyre për ndeshjen e fundit të vitit 2008
është dukur i lartë. Pas 16 javësh Elbasani
ka grumbulluar 20 pikë dhe mban vendin
e tetë në klasifikimin e Kategorisë
Superiore.
Halili: Në futboll ka njerëz
me të kaluar të dyshimtë
Arrestimi i presidentit të skuadrës së Elbasanit, Arben
Laze, për implikim në trafik droge, ka sjellë dhe
reagimin e kolegëve të tij, të cilët janë shprehur të
tronditur nga ky lajm. Presidenti i Tiranës, Refik Halili,
shprehet: "Mendoj se duhet të presim vendimin e
drejtësisë. Megjithatë, më vjen keq nëse të tilla gjëra
ndodhin mes financuesve, apo atyre që luajnë futboll.
Nuk më vjen mirë që dëgjoj të tilla gjëra. Nuk ia uroj as
kundërshtarit tim më të ashpër. Për këtë duhet të
reagojmë të gjithë, por mbi të gjitha i bëj thirrje shtetit,
t‘i largojë njerëzit me të kaluar të dyshimtë. Në futboll
ka shumë të tillë, disa prej të cilëve i njohim të gjithë.
Unë u bëj thirrje edhe atyre, se do të ishte më mirë të
largohen vetë". a.m.
Besa
Bizhdili: Të hetohen
financuesit e futbollit
Presidenti i Besës së Kavajës, Nexhat Bizhdili, ka
shprehur mendimin e tij rreth njollosjes së futbollit
pas një ngjarjeje të tillë, që jo rrallë herë është vënë re
në sportin shqiptar edhe në të shkuarën. "Unë kërkoj që
një grup prokurorësh apo gjyqtarësh duhet të merren
me këtë punë, sepse nuk duhet të prishet imazhi i
sportit", thekson ai. Vetë Bizhdili garanton transparencë
për financimit e tij. "Unë kam 13 vjet që punoj me bilance
të rregullta. Jo më herët se para një jave pata një
kontroll në klub, që rezultoi i rregullt", shton presidenti
kavajas. Ndeshja e radhës e Elbasanit do të jetë pikërisht
ndaj Besës. Edhe për këtë ndeshje presidenti Bizhdili
shprehet i lëkundur për pjesëmarrjen e tij.
Shkumbini
Sulaj: Të largohen nga
sporti sa nuk është vonë
Zëvendëspresidenti i skuadrës së Shkumbinit,
njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike në
Kuvend, Dashnor Sulaj ka theksuar edhe një herë që
persona të tillë ka ende në sportin dhe veçanërisht në
futbollin shqiptar, për këtë arsye ai i bën një thirrje kujtdo
që është i dyshuar për trafiqe dhe për paratë që investon
në sport, të largohet përpara se të jetë vonë. "Nuk
mendoj që janë të përfshirë të gjithë presidentët. Të
implikuarit në trafiqe janë persona të numëruar me
gishta. Duhet të jetë në moralin e tyre të largohen nga
sporti sa nuk është vonë. Futbolli është i të gjithë
shqiptarëve dhe jo i personave që mbajnë peng sportin
e një qyteti të caktuar", thekson Sulaj.
Vllaznia
Fusha: Është njeri publik,
duhej shmangur arrestimi
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fusha, thotë se akuzat ndaj
kolegut të tij nuk duhet të jetë ashtu siç pretendohet
dhe se ndaj tij mund të merrej masa e hetimit në gjendje të
lirë. Në një prononcim për gazetën, Fusha tha: "E mora
vesh lajmin nga mediat dhe nuk më erdhi aspak mirë. Nuk
e di se si është ngjarja në detaje, por nuk ma merr mendja
që të jenë të vërteta ato akuza. Përderisa gjykata nuk ka
dhënë ende fajësi, nuk duhet të themi që ato akuza janë të
vërteta". Sipas tij, "duhej të ishte gjetur një mënyrë tjetër,
më e zbutur, pasi presidenti i SK Elbasanit është një person
publik, që njihet nga të gjithë". Sipas Fushës, kjo ngjarje
krijon një imazh tepër të keq për futbollin në Shqipëri dhe
për këtë arsye duhej shmangur arrestimi.