E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës - Kukës, protesta për tokën bllokon punimet

Rreth 20 familje të lagjes Gostil në Kukës kanë tentuar të bllokojnë punimet në autostradë në aksin Ura e Drinit të Zi-Ura Gjashtëmetroshe, që kalon në territorin e tyre bujqësor. Në orët e pasdites së djeshme, rreth 30 persona ishin bërë gardh në afërsi të divizionit ushtarak, aty ku kalon autostrada, për të mos lejuar vazhdimin e punimeve. Manovratorët e mjeteve të rënda kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila siç tregon zëdhënësi i drejtorisë së qarkut, ka shkuar në vendngjarje dhe gjithçka është zgjidhur. Banorët kërkojnë të dëmshpërblehen për tokën që zihet nga rruga, por pranojnë se nga ana dokumentarë kanë mungesa, të cilat sipas tyre i shkaktojnë institucionet. "Kjo tokë nuk është pa pronar, e kemi kultivuar brez pas brezi dhe është e jona", tha një 50-vjeçar. Dje paradite, një grup i banorëve të Gostilit ka takuar joformalisht Ministrin e Transporteve Sokol Olldashi, i cili ka inspektuar punimet në autostradë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›