Arrestimi i trafikantëve, kur ata po hapnin pakon e heroinës

09/03/2005 Droga me origjinë nga Maqedonia, për tregun e Shqipërisë
FIER – Që prej rreth 48 orësh, qëndrojnë në hapësirat e komisariatit të policisë Fier, Vladimir Shaqiri, Florian Rashiti dhe Ilir Meço, të cilët ranë në pranga pas një aksioni të policisë së Fierit në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Luftës Kundër Drogës dhe bllokimit të një kilogram heroinë.
Droga e bllokuar në Fier, mesditën e së hënës, mendohet se ka ardhur nga Maqedonia dhe se dyshohet se ishte për konsum në Shipëri. Personat e prangosur, prej kohësh mbaheshin nën vëzhgimin e policisë, deri në momentin kur ata u arrestuan në flagrancë, ndërsa ishin duke hapur një prej dy pakove 500 gramëshe me heroinë. Burime të policisë lokale, saktësuan se personat e arrestuar nuk merreshin me ndonjë aktivitet, ndërsa dyshohet se në këtë rrjet janë përfshirë edhe të tjerë.
Aksioni
Ka qenë ora rreth 14.30, e ditës së hënë, kur policia e antidrogës së Fierit, në bashkëpunim me shërbimin qendror të LKD Tiranë, ka hyrë në lokalin "Bar Backa", në lagjen "Kryengritja e Fierit", fare pranë doganës së Fierit dhe u kanë vënë pranga tre personave të ulur në një prej tavolinave të barit. Në momentin kur ndërhyri policia, tre personat ishin duke hapur një prej qeseve 500 gramëshe me heroinë. Brenda pak minutave, janë kapur në flagrancë tre prej trafikantëve të rëndësishëm të drogës, siç cilësohen prej policisë së Fierit, Vladimir Shaqiri, 26 vjeç, nga lagjja "Kastriot” në Fier, Florian Rashiti, 33 vjeç, nga Gjilani i Kosovës dhe Ilir Meço, 29 vjeç, nga fshati Libofshë i Fierit.
Gjatë kontrollit të lokalit është gjetur edhe një qese tjetër 500 gramëshe me heroinë, e paketuar, ndërsa në duart e personave u gjetën celularë, të cilët janë sekuestruar si prova materiale që do të përdoren për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë grup.
Tre tre të arrestuarit janë shoqëruar për në komisariatin e Fierit, ku po merren në pyetje në lidhje me pjesëtarë të tjerë të grupit, rrjetin e trafikimit të drogës, origjinën e saj etj.
Policia
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, pohojnë për gazetën “Metropol" se tre të arrestuarit, Vladimir Shaqiri, Florian Rashiti dhe Ilir Meço, nuk janë shpërndarës të thjeshtë të drogës. Policia dyshon se droga mund të ketë ardhur nga Maqedonia, dhe mund të shërbente edhe për konsum brenda Shqipërisë. Ajo është heroinë e pastër, e cila mund të shërbejë edhe si përzjerës për t’u shtuar në sasi.
Sipas policisë së Fierit, tre të arrestuarit ishin njerëz të papunë, që lëviznin me makina të thjeshta dhe aktualisht nuk u është zbuluar ndonjë pasuri, e cila mund të ketë rrjedhur nga ky trafik "përallor" i drogës. Prej kohësh, ata konsideroheshin si kontigjentë i rrezikshëm të policisë që merreshin me trafik droge. Gjatë kohës gati disaditore që ata po investigoheshin prej policisë, është zbuluar se itinerari i lëvizjeve të tyre dhe njerëzit, me të cilët binin në kontakt, të cilët janë nën hetimin e mëtejshëm të policisë.
Policia e Antidrogës ka zbuluar se kosovari Florian Rashiti nuk ka ndonjë aktivitet tregtar në Shqipëri. Burime jozyrtare pohojnë se bashkë me të ka qenë edhe një kosovar tjetër, por zyrtarisht nuk tregohet asgjë rreth tij për arsye hetimi.
Pak minuta para se policia të kryente aksionin për arrestimin e tre trafikantëve, një i katërt është larguar nga lokali, por policia pohon se ai nuk kishte lidhje me drogën e gjetur.
Të arrestuarit
Vladimir Shaqiri, 26 vjeç, lagjja "Kastriot”, Fier
Ilir Meço, 29 vjeç, nga fshati Libofshë, Fier
Florian Rashiti, 33 vjeç, nga Gjilani, Kosovë
Kryepolici i Fierit, Sokol Kalani
“Aksioni i suksesshëm, trafikantët nën vëzhgimin tonë prej disa ditësh”
"Na është dashur shumë ditë për të kapur këtë grup trafikantësh".
Kështu është shprehur, ekskluzivisht për gazetën "Metropol", drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Sokol Kalani, pasi ka përfunduar me sukses aksionin për kapjen e 1 kg heroine të pastër në një prej lokaleve të qytetit Fier.
Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Sokol Kalani, pohon se, “aksioni për kapjen e Vladimir Shaqirit, Florian Rashitit dhe Ilir Meços, është një aksion i përfunduar me sukses, por gjithçka për grupin është nën hetim”.
Pavarësisht rezervimeve të shumta të Kalanit, mësohet se pjesë e këtij grupi janë edhe të tjerë pjesëtarë të rëndësishëm, të cilët do të zbulohen më vonë.