Varfëria, pak më mirë se Azia Qendrore e Afrika
09/03/2005 Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2005
Të varfër janë mbi 60 për qind e popullsisë, por 25.4 për qind e shqiptarëve ose 780 000 njerëz jetojnë nën vijën e varfërisë së plotë. Kjo shifër është e lartë në krahasim me vendet e tjera të Evropës Jugperëndimore, por është e ngjashme me ato të Azisë Qendrore dhe pak më mirë se Afrika Nënsahariane. Analizat tregojnë se, ndonëse varfëria e skajshme nuk është shumë e përhapur, një numër i konsiderueshëm familjesh jetojnë afër vijës së varfërisë.
Varfëria rurale dhe urbane
Zonat rurale vazhdojnë të jenë pjesa më e varfër e vendit, ku jeton gjysma e popullsisë. 29.6 për qind e popullsisë fshatare jeton nën vijën e varfërisë në krahasim me 20.1 për qind e popullsisë urbane dhe 17.8 për qind të popullsisë së Tiranës. Megjithëse Shqipëria nuk ka probleme urie, përsëri 4.8 për qind e popullsisë urbane dhe 2.3 për qind e popullsisë së Tiranës jeton në varfërinë e skajshme.
Varfëria rajonale
Rezultatet e tregojnë qartë se rrethet malore në Shqipërinë verilindore janë më të varfërat, duke përfshirë 46 për qind të të gjithë të varfërve në vend, kundrejt Tiranës që përfshin 8 për qind. Afro gjysma e popullsisë në pjesën verilindore jeton nën vijën e varfërisë, ndërsa nën 25 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë së skajshme. Pavarësisht nga shifrat, nivelet e dallimeve nga njëra zonë në zonë qëndron në të njëjtat nivele si 10 vite më parë. Kjo tregon se mungojnë politikat për zhvillimin e ekonomisë.
Zonat më të varfëra
Niveli i varfërisë në zonat e Kukësit, Hasit, Tropojës, Dibrës, Bulqizës, Malësisë së Madhe dhe Gramshit arrinë në 46 për qind, ndërsa, sipas Ministrisë së Punës, 80 për qind e numrit total të familjeve, që përfitojnë nga asistenca, janë të përqëndruara në këto zona.
Varfëria
60-65% e popullsisë jeton në kushte varfërie
25% janë të varfër
5% janë nën vijën e varfërisë, por diçka më mirë se në Afrikën Nënsaharjane
5-10% janë të kamur
5% janë shumë të pasur, përfshirë kontrabandistët dhe trafikantët