Përplas 31-vjeçarin në tokë, ikën nga vendi i ngjarjes
09/03/2005 Aksident në Pogradec
POGRADEC - Drejtuesi i një automjeti, pasi ka aksidentuar një person, është largur në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se Bardhyl Daci, ndërsa ishte duke ecur përgjatë rrugës, që të shpie për te turizmi, u godit nga një makinë. Automjeti tip “Benz” me targa PG 317l A, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se shtetasi, që ka shkaktuar këtë aksident, është identifikuar dhe është Altin Hadëshi, me banim në Pogradec, por ende nuk është bërë ndalimi i tij.
Për sa i përket gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit, mjekët e spitalit të Pogradecit bëjnë të ditur se 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.