Gratë shqiptare, lindshmëria në ulje
09/03/2005 Fier
Gratë në protestë kundër dhunës
Sheshi “Fitorja”, në Fier, është mbushur me gra, vajza e qytetarë të tjerë, të cilët kanë përqafuar një nismë të parlamentit rinor në Fier me temë: Jeta e një femre: Sa vlen? Në posterat e vendosura secili nga qytetarët, kryesisht gra, jepnin opinionet e tyre për jetën dhe të drejtat legjitime të grave. Asnjëri nuk ka
të drejtë të abuzojë me të drejtat e grave, pasi ajo është rilindja e jetës. Në shumë postera flitej për dhunën e ushtruar ndaj grave, e cila është një problem serioz social, që kërcënon sigurinë, barazinë dhe ndershmërinë e çdo gruaje. “Parlamenti Rinor në Fier” është një organizatë e pavarur e nxënësve të shkollave të mesme, që synon zhvillimin dhe nxitjen e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore në rang rrethi. Me anë të këtij tubimi, ky parlament hap një fushatë sensibilizimi për dhunën që ushtrohet në familjet dhe në shoqërinë shqiptare kundrejt femrave. I. Mërtiri
Sarandë
Xhoana Nano: Ju konsideroj si prindërit e mi
Në një atmosferë festive, 16 gratë e qendrës polivalente në Sarandë kanë festuar 8 Marsin, në prani edhe të bashkëshortes së Kryeministrit të vendit, Fatos Nano. “Ndihem si në shtëpinë time këtu mes jush dhe ju konsideroj si prindrit e mi dhe ardhjet e mia këtu do të jenë pikërisht për këtë arsye edhe më të shpeshta”, tha Xhoana Nano. Drejtori i kësaj qendre, Vasil Duka, tha për “Metropol“ se është i lumtur që zonja Nano është e interesuar për institucionin. Ishte një dëshirë e grave të kësaj qendre, që zonja e parë të ishte mes tyre për 8 Mars. Në fund të këtij aktiviteti janë shpërndarë disa dhurata simbolike të mundësuara nga zonja Nano, ndërkohë që ajo është përcjellë me atmosferën e disa këngëve labe të interpretuara nga banorët e institucionit. Në këtë qendër jetojnë 16 gra dhe 14 burra, nga mosha 60 vjeç deri në moshën 80 vjeç, nga qyteti dhe fshatrat e Sarandës. Kjo qendër ka vetëm tre vite që është krijuar. B. Bardhi
Nano uron gratë e shquara
Kryeministri Fatos Nano, dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, 8 Marsit, u ka dërguar mesazhe urimi dhe përshëndetjeje një numri grash, personalitete të fushave të ndryshme. Me këtë rast Kryeministri uron gjithë gratë e Shqipërisë në këtë Ditë të 8 Marsit, festës së tyre, duke përcjellë mesazhin se ato janë pjesë shumë e rëndësishme e vendit dhe zhvillimit të gjitë shoqërisë.
Në qytete femrat s’lindin më shumë se dy fëmijë, por në fshatra vdekshmëria e nënave ende e lartë
Arsyet, kushtet ekonomike në rënie, legalizimi i abortit, kontraceptivët
Gratë shqiptare po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Kjo për shkak të rënies ekonomike, shtimit të përgjegjësive, por kjo lidhet dhe me rënien e numrit të martesave dhe përdorimin e kontraceptivëve. Numri mesatar i fëmijëve të lindur nga çdo grua në vitin 1960 ishte 6.5, në vitin 1989 zbriti në 3 dhe më pas në vitin 1995, në 2.7, thuhet në Raportin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë të vitit 2005, publikuar dje. Kjo ulje ”prodhimtarie” ka ndodhur në mënyrë mëse të ndërgjegjshme, këtu ka ndikuar ligjërimi i abortit, përdorimi i kontraceptivëve, angazhimi në punë si dhe logjika më pak fëmijë, por të rritur më mirë e pa shumë halle.
Vdekjet e nënave
Vdekshmëria mëmësore në vitin 2000 ishte 50 për qind më e ulët se sa në vitin 1990. Megjithatë statistika të plota nuk ka, madje dhe ato që janë lidhen vetëm me shkaqet e vdekshmërisë gjatë lindjes, apo abortit. Vdekshmëria më e madhe është në Has e në Kukës, pikërisht këtu ku janë dhe lindjet më të mëdha.
Lindshmëria më lartë
Lindshmëria më e lartë është në Kukës, 50 për qind më e lartë se në Tiranë. Pavarësisht nga lindshmëria e lartë në këtë vend, aty gjenden vetëm dy konsultore në gjithë Qarkun, një në Krumë e një në Tropojë. Në Bajram Curri nuk ka shërbime të specializuar për nënat.
Diskriminimi i vajzave që në djep
Një studim i kryer nga Ministria e Shëndetësisë në Kukës, më 1992, vuri re një numër të madh vdekjesh të foshnjave vajza dhe një shkallë më të lartë të fëmijëve djem, që merrnin trajtime mjekësore intensive. Një tjetër studim i UNICEF-it në ’97 ka nënvizuar se vajzat deri në moshën 3 vjeç janë shumë më të zbuluara ndaj rrezikut të kequshqyerjes se femrat. Kjo pasi fëmijët duhet të punojnë shumë dhe të mbajnë familjen në të ardhmen. Ndërkohë është vënë re se kur nënat shohin se kanë vajzë e abortojnë. Numri i abortimeve të vajzave është më i lartë sesa i djemve. Kjo për dy arsye tradicionale, pasi djemtë trashëgojnë emrin e familjes dhe sigurojnë të ardhura.