E Hënë, 2 Nëntor 2026

KESH, 23 miliardë euro investime me paratë e veta

09/03/2005  “Këshilli Mbikëqyrës i KESH-it miratoi 23.5 milionë euro investime vetëm nga burimet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare”, ka bërë të ditur drejtori i KESH-it, Andis Harasani. Harasani i ka bërë një detajim bilancit fitimprurës të KESH–it, që e ka lejuar të investojë në 2005-ën jo pak, por rreth 24 milionë euro. “Këto fonde janë të ushqyera nga Korporata, të përfituara nga rritja e arkëtimeve”, ka treguar Harasani burimet e parave që do të investohen. Sipas kreut të KESH-it, nuk mund të harrohet dhe përfitimi që ka patur Korporata nga rritja e prodhimit të energjisë në vend. “Do të pranonim edhe efektin e mirë të reshjeve dhe menaxhimin korrekt të burimeve hidrike, që kanë bërë të mundur që për rreth 4 muaj, Shqipëria të mos importojë energji elektrike”, ka deklaruar Harasani. Ndërkaq, KESH-i ka menduar se ku do t’i shpenzojë paratë e kursyera. Rreth 13 milionë euro i përkasin Divizionit të Shpërndarjes për kalimin e një sërë rretheve të vendit në rrjetin 20 kV, duke filluar nga Lushnja, Vlora, Tirana etj. Gjithashtu, 10 milionë euro janë për Sistemin e Transmetimit, investime që mbyllin përfundimisht problemin e matjes së energjisë, duke arritur 4 standardet evropiane në sistemin e matjes.

Divizioni i Shpërndarjes 13 milionë euro

Divizioni i Transmetimit 10 milionë euro

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›