E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Arrestimi kurth i shëmtuar i kreut të SHKB, Ilir Oboni”

25/03/2005  Selman Pone, vëllai i shefit të Qarkullimit Rrugor të Kuçovës, denoncon isnkenimin e arresmit të Muhamet Pones

DURRËS - Selman Poni, vëllai i shefit të qarkullimit rrugor të

Kuçovës, ka akuzuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për

implikim të drejtprdrejtë në arrestimin e Muhamet Ponit.

Ai ka thënë gjitthashtu se i gjithë skenari, deri në arrestimin e Ponit, është përgatitur nga shefi i SHKB, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, Ilir Oboni, ndërsa ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Metropol”, se, “ndaj vëllait tim kishte kohë që përgatiteshin kurthe për ta arrestuar. Arrestimi i vëllait tim të pafajshëm është turpi më i madh që na ka rënë në kokë, dhe një puç i ndyrë.

Kur e mësuat arrestimin e vëllait tuaj?

Unë kam dëgjuar për arrestimin e vëllait tim, Muhamet Poni, nga emisionet e lajmeve. Duke qenë se shtëpitë i kemi pranë njëri-tjetrit vrapova te shtëpia e tij. Gruaja e vëllait është arsimtare në shkollën “Bajram Curri”, në Plazh, dhe ajo e as dy fëmijët nuk dinin asgjë. Asnjëri nga vëllezërit e as familja e tij nuk jemi njoftuar nga policia për arrestimin.

A keni dijeni për shkaqet?

Edhe për shkaqet kemi mësuar nga lajmet e dhëna në televizion. Për bindjen tonë i vetmi shkak i arrestimit të tij është ai politik dhe SHKB në Kuçovë e Berat e realizoi, duke na vënë mbi shpatulla një turp të madh e të pamerituar.

Pse ju akuzoni SHKB dhe drejtuesit e këtij shërbimi në Berat e Kuçovë?

Arrestimi i Muhametit, i cili kishte vetëm 7 muaj shef i qarkullimit rrugor në Kuçovë, është puç i hapur e i turpshëm i SHKB. Këtë e them me bindje të plotë dhe me fakte. Gjithçka, sipas bisedimeve që kam zhvilluar edhe më parë me vëllanë, por edhe nga ato që kam dëgjuar sot (dje) në Berat, nga ku sapo u ktheva, mësova se skenari është përgatitur nga shefi i SHKB, Ilir Oboni. Ai ka futur një kushëririn e tij në lojë, duke shfrytëzuar edhe persona të tjerë.

Sipas jush, pse mendoni se është një kurth apo puç. Çfarë dini më tepër?

Atë ditë, Muhameti kthehej nga fshati Kozare dhe në rrugë ka

bllokuar pa dokumente një automjet. Këtu ka nisur përgatitja e skenarit nga SHKB. Vëllai im të nesërmen e bllokimit të automjetit do të kontrollonte dokumentet e personit, pasi ai nuk i kishte me vete, duke thënë se makinën ia kishte blerë një polici. Në lokal dikush nga policët, që pinin kafe me të, i ka futur në xhep fshehurazi 2 mijë lekë, të pretenduara se ai ka marrë ryshfet kundravajtësit të automjetit. Më pas në mes të njerëzve ai është arrestuar në lokal nga policia. Unë kam takuar edhe avokatin Bardhosh Bardhi. Edhe ai më ka pohuar se në këtë rast kemi të bëjmë me njollosjen e qëllimshme të figurës së Muhametit nga strukturat e policisë dhe SHKB së Beratit.

Thatë që edhe më parë vëllai juaj është vënë para presioneve. Si dhe kur kanë ndodhur këto?

Muhameti ka 7 muaj shef qarkullimi në Kuçovë. Përplasjet e para kanë nisur para se të emërohej në këtë punë. Për të njëjtin vend kanë qenë kandidaturë pesë vetë nga Berati, por shef u bë vëllai im. Pas kësaj Muhameti është provokuar disa herë prej tyre. Pak kohë më parë, ai ka gjobitur 23 mijë lekë një qyetar me motor për shkelje të rregullave. SHKB kërkoi që i ndëshkuari të deklaronte se i kishte marrë ryshfet dhe se Muhameti i kishte kërkuar para, por ai nuk pranoi të deklarojë të pavërteta.

Kur keni mësuar ju për problemet që kishte në punë Muhameti?

Herën e fundit që ai erdhi në Durrës më thërriti dhe në sy të gruas së tij, Nazmies, më tregoi se nuk i kishte punët mirë në Kuçovë. Më tregoi edhe për skenaret që i përgatiteshin herë pas herë. Ai më tha se në tri javët e fundit i ishte bërë shumë e vështirë puna. Unë dhe as gruaja e tij, e cila është arsimtare

në Plazh, nuk na vajti në mend që shteti do të na njolloste në këtë mënyrë. Asnjëri nga ne nuk i tha që ta braktiste punën, megjithëse më vajti ndërmend t’ia thoja.

Shpresoni te drejtësia?

Në kemi pajtuar avokat dhe ai po merret me çështjen. Të themi të vërtetën, kam farë pak shpresa dhe besim te drejtësia, sidomos ajo e Beratit, pasi atje është gatuar edhe skenari. Unë besoj te ndershmëria dhe karakteri i vëllait tim, ndërsa do të duhet të presë se ç’do bëjë shteti. Me këtë skenar të përgatitur ne na kanë burgosur të gjithëve dhe do ta kemi të vëshitirë ta marrim veten, edhe pse këtu na njohin dhe pas lajmit na kanë qëndruar pranë të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›