E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mc Kensey” 270 mijë euro në muaj për konsulencë

25/03/2005  Kompania amerikane ka nënshkruar kontratën e parë prej gjashtë javësh

“Mc Kensey” është zyrtarisht në Shqipëri për të këshilluar biznesin se si të bëhet atraktiv për investitorin e huaj dhe për të gjetur pikat më të forta të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, që më pas t’ua servirë investitorëve të huaj. Për punën që do të bëjë studio e njohur e konsulencës, do të marrë 270 mijë euro në muaj, edhe pse kontratën e parë me Agjencinë e Nxitjes së Investimeve të Huaja e kanë nënshkruar vetëm për gjashtë javë. Këto do të jenë gjashtë javët e provës, nëse “Mc Kensey” do të mbajë premtimin për të sjellë në Shqipëri 300 milionë euro investime të huaja. Dje, drejtori i kompanisë konsulente “Mc Kensey”, Marcus Siebere, ka nënshkruar kontratën e punës në Shqipëri me Agjencinë e Nxitjes së Investimeve të huaja, pasi ka marrë dhe miratimin e kreut të qeverisë, që më sa duket e ka miratuar praninë e tyre në Shqipëri, por dhe shumën e kripur të konsulencës së tyre. Ndërkohë vetëm pak kohë më pare, kur shtypi në vend reklamonte praninë e një kompanie të suksesshme, që do të ndihmonte në rritjen e investimeve të huaja, shtypi londinez ka shkuar më tej, duke kujtuar disa pika të errëta të kurrikulumit të kësaj kompanie. Gazeta angleze "Financial Times", në një artikull të saj me titull "Mc Kensey mundohet të përmirësojë imazhin e Shqipërisë", duke iu referuar takimit të Kryeministrit me përfaqësuesit e kësaj kompanie, ka kujtuar disa akuza pikante që „Business Week“ i ka adresuar kompanisë amerikane „Mc Kensey“. Revista akuzonte kompaninë “Mc Kensey” dhe menaxherin e saj, Rajan Guptra, se ka çuar drejt falimentimit disa prej kompanive më prestigjioze, siç ishte kompania amerikane e energjetikës "Enron". Në shkrimin me titull "Përtej Mc Kensey", thuhet se “Mc Kensey, pasi pati një rritje të fuqishme në vitin 1993, si pasojë e shtrirjes së saj në vendet e Lindjes, ajo mbetet përgjegjëse për falimentimin e disa kompanive prestigjioze në botë, si “Enron”, “Swisair” etj. "Lajmi i keq, gjithsesi është se ‘Enron’, e cila e paguante ‘Mc Kensey’-in 10 milionë dollarë page vjetore, është vetëm një nga rastet e shumta të dështimeve të shumta të klientëve, për firmën elitare të konsulencave. Perveç ‘Enron’-it, është dhe ‘Swisair’, ‘Kmart’ dhe ‘Global Crossing’, të gjithë këta klientë të ‘Mc Kensey’-it që kanë falimentuar. Dhe këto janë vetëm kompanitë më të mëdha. ‚Mc Kensey’ gjithashtu radhitet ndër ata kreditorë që kërkojnë të mbledhin pagesat e papaguara nga kompanitë e falimentuara që ngritën krye në vitet ‚90, për t’u rrënuar vite më vonë. Prodhuesi i baterive ‘Exide Technologies’ dhe ‘North Point Communication Group’, një kompani e re telekomunikacioni, janë dy shembuj", ka shkruar "Business Week".

1994

Rajat Gupta bëhet menaxheri i parë i huaj

1994-‘97

Gupta përshpejton shtrirjen globale, duke hapur zyra në Shaaçelerates Shanghai, Bogota, Moskë, Pekin, Bangkok, Kuala-Lumpur dhe Singapor

2000

Boom-i i teknologjisë së lartë ndihmon për t’i çuar të ardhurat vjetore, për herë të parë në 3 bilionë, duke e bërë “Mc Kensey”-in dy herë më të madh se konkurrenti i tij më i afërt në konsulencën e menaxhimit

2002

”Mc Kensey” bëhet asistent i administratorit të përgjithshëm të “Hewlett-Packard”, Carly Fiorina, për përvetësimin e Compaq. “Mc Kensey” fiton 9 milionë dollarë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›