TBC, infektimi që vjen nga kafshët

25/03/2005 2% e njerëzve mund të infektohen nga kafshët e sëmura me tuberkuloz, sipas OBSH-së
Dibra, Bulqiza, Mati, Elbasani, Shkodra, mbeten qytetet me numrin më të madh të krerëve të sëmurë me tuberkuloz
438 krerë janë të infektuar në të gjithë vendin
1/3 e popullsisë së botës është e infektuar nga kjo sëmundje
561 raste të reja identifikohen ccdo vit në Shqipëri me këtë sëmundje
50 për qind është raporti mes meshkujve dhe femrave të sëmurë me tuberkuloz
72 për qind është raporti mes qytetit dhe fshatit përsa i përket mundësisë së infektimit nga kjo sëmundje
Tirana, Shkodra, Dibra, Elbasani, Durrësi, Lezha, Kukësi dhe Korça mbeten qytetet me numrin më të madh të të sëmurave me këtë sëmundje
Megjithëse tuberkulozi po kapet në kohë, ka ende të sëmurë që vdesin në shtëpi
Gjatë një viti, 550 vetë të prekur nga bruceloza, 580 nga tuberkulozi
Në Shqipëri tuberkulozi ka nisur të bëhet shqetësues jo më për shkak të infektimit të njeriut nga njeriu, por të njeriut nga kafsha. Gjatë këtij viti janë infektuar rreth 438 krerë me bruceloz, mikrobi i TBC-së te kafsha. Këto krerë duhet të vriten, pasi qumështi dhe mishi i tyre nuk duhet përdoret për të ngrënë. Megjithatë në Shqipëri nuk mungojnë aspak rastet kur bruceloza kalon nga kafsha te njeriu. Këtë vit janë sëmurë prej brucelozës rreth 551 shqiptarë, thotë Qendra Plan-Albania. Bruceloza nuk jep tuberkuloz kur mbartet nga njeriu, por një sëmundje tjetër po aq të vështirë për t’u kuruar, sëmundje të shtyllës kurrizore. Mundësia e infektimit të njeriut nga kafsha kudo në botë është 2 për qind, ndërsa në vendin tonë është 1.9 për qind.
Tuberkulozi te njerëzit
Në ditën Botërore të Tuberkulozit, Instituti i Statistikave bën publike disa të dhëna për sa i përket sëmundjes së tuberkulozit në Shqipëri. Sipas INSTAT, në vitin 2003, në Shqipëri ka pasur 12 raste vdekjesh nga sëmundja e tuberkulozit, nga të cilët 8 janë meshkuj dhe 4 janë femra. Rastet më të shpeshta konstatohen në fshat, ku numri i të prekurve nga kjo sëmundje është 8, kurse në qytet është 4 vetë. Deri para dy vitesh, barnat e tuberkulozit subvencionoheshin nga OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë, më pas si dhe këtë vit paketa e këtyre barnave blihet nga PNUD.
Të vdesësh në shtëpi
Sipas INSTAT, nga 12 të prekurit nga kjo sëmundje, 10 të sëmurë kanë vdekur në shtëpi dhe 2 në spital. Vite më parë ishin të shumtë ata që vdisnin në shtëpi nga kjo sëmundje, e cila ka qenë tipike në fillim të shekullit të kaluar. Por, më pas numri i të prekurve nga TBC-ja ra ndjeshëm dhe tashmë shumica e rasteve kapen që në fazën paratuberkulare dhe shumë të tjerë në fazën më të rëndë shtrohen në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive, ku marrin ndihmën mjekësore. Megjithatë, paska ende që vdesin në shtëpi. “Kur ke tuberkuloz, apo një sëmundje tjetër, po kaq të rëndë, e rëndësishme është që të shkosh në spital dhe të trajtohesh rregullisht nën mbikëqyrjen e mjekut, pasi sa më vonë të shkosh në spital, aq më i vështirë është shërimi, në ndonjë rast edhe i pamundur”, thotë një mjeke në Senatorim.
Solis: Tuberkulozi, sëmundje ekonomiko-sociale
“Shqipëria krahasohet me vendet e Evropës Qendore për sa i përket incidencës, me 19-20 për 100 mijë banorë ose rreth 580 raste të reja në vit. Në vendin tonë tuberkulozi është më i theksuar në zonat veri-lindore dhe në rrethet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Ko ka të bëjë me faktorë ekonomikë e socialë”, tha ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Në Shqipëri ka 4 vjet që ka filluar zbatimin e DOTS që është strategjia më efikase për kontrollin e tuberkulozit dhe tani po bëhen përgatitje të mëdha për aplikimin në Fondin Global, që do të ngrinte nivelin e kontrollit të tuberkulozit në një nivel maft të mirë. “Kjo ditë na kujton se tuberkulozi është një sëmundje infektive që po përkeqësohet përsësi dhe mbetet një problem mbarë botëror. Kjo ditë është një apel për veprime konkrete dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim mobilizimin politik dhe angazhimin social në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Tuberkulozi ka qenë dhe mbetet një sëmundje infektive, por me karakret të shprehur social”, tha ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Sipas tij, në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ish-socialiste, situata ka qenë stabël dhe mund të konsiderohet relativisht e mirë. Ka qenë puna e organizuar dhe mbi baza shkencore e punonjësve të shëndetësisë dhe në radhë të parë e mjekëve pneumoftiziatër që sot vendi ynë radhitet në vendet me incidencë relativisht të ulët, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, duke përjashtuar Greqinë.
Situata epidemiologjike
drejt përkeqësimit
Është pikërisht përkeqësimi i situatës epidemiologjike të tuberkulozit që ktheu ditën e zbulimit të bacilit të TB në vitin 1882 në ditë botërore në vitin 1992 dhe që në vitin 1996 bëri të shpallej ditë zyrtare nga Kombet e Bashkuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur përsëri këtë sëmundje në qendër të vëmendjes dhe e ka shpallur situatën epidemiologjike të tuberkulozit si emergjencë botërore. Megjithëse shkaktari i sëmundjes është zbuluar para më shumë se një shekulli dhe prej 50 vjetësh ekzistojnë medikamente efikase për shërimin e të sëmurëve me TB, kjo sëmundje në vend që të zhduket sa vjen e po përkeqësohet. Kështu, brenda një viti në botë kemi mbi 8 milionë raste të reja me TB, nga të cilat 2-3 milionë vdesin, ose e thënë ndryshe në çdo sekondë vdes një njeri nga tuberkulozi. Por duhet vënë në dukje se mbi 95 për qind e rasteve të reja dhe të vdekjeve nga tuberkulozi janë në vendet e varfëra në zhvillim.
Aliko: Pacientët s’duhet
të neglizhojnë shëndetin
“Mund të them se kemi në kontroll të mirë të personave të prekur nga sëmundja. Megjithë ndonjë shkarje në këtë kontroll, ai është përgjithësisht i mirë. Motoja e këtij viti është: “Mbështetu te ne, se të shërojmë”. Dhe kërkoj që pacientët të jenë më të interesuar për shëndetin e tyre, pasi janë vënë re edhe shumë neglizhenca”, thotë Anila Aliko, drejtoresha e Spitalit të Sëmundjeve të Mushkërive, Anila Aliko.