Faturat e energjisë, KESH do ti japë me koncencion

25/03/2005 Ideja për të rritur të ardhurat, duke reduktuar në minimum vjedhjet dhe abuzimet me faturën e energjisë elektrike, filloi me aplikimin e matësave me parapagim. Rreth 20 mijë matës pritet të instalohen në zonat më problematike, ku niveli i arkëtimeve nuk e kalon 11 përqindëshin. Me matësat e rinj energjia elektrike do të instalohet nëpërmjet kartave, të cilën klientët do ta blejnë në treg, ashtu si dhe kartat e celularëve. Kjo do të thotë se energjia do të jetë e pranishme në shtëpi për sa kohë ka para në kartë. Më pas klientit do t’i duhet të blejë një kartë tjetër për të patur të sigurtë korentin në shtëpi. Me këtë formë shkrihet procedura e arkëtimit, por nga ana tjetër KESH-i parapaguhet për energjinë që çon në rrjet, ku do të instalohen këto matësa. Masat e marra nga KESHi tentojnë jo vetëm të rrisin nivelin e arkëtimeve, por dhe të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve. Për këtë është menduar që gjatë dhjetë viteve në vazhdim, KESH-i do të aplikojë një strategji, e cila do të kthejë tregun e energjisë nga totalisht në burime hidrike në burime të naftës dhe të gazit. Kështu mendohet se nga 90 megavat energji hidrike që konsumohej në 2003-shin, në 2012-ën do të konsumohen 105 megavat, por do të jenë nga burime alternative si nafta dhe gazi.
“Darfo” do importojë vetë energjinë
Kompania ka fituar titullin “klient i kualifikuar”, pasi konsumon mbi 100 mega
Kompania “Darfo” nuk do të paguaj më faturën e energjisë te KESH-I, por do ta blejë vetë atë. KESH-i dhe operatori i Transmetimit do ta ndihmojnë me infrastrukturat e nevojshme për ta transmetuar energjinë nga tregu, ku do ta blejë, deri në sektorin e prodhimit. Për këtë, drejtori i KESH-it, Harasani, ka nënshkruar një marrëveshje me drejtorin ekzekutiv të kompanisë italiane “Darfo”, Michele Hirschler, për shërbimet që do t’i afrojë KESH-i për transmetim-shpërndarjen dhe në rast nevoje, edhe për energjinë e emergjencës. “Para tre vjetësh kur mora këtë detyrë, nëse dikush do të më kishte thënë se tregu shqiptar i energjisë do të ishte hapur dhe do të kishte arritur në këtë fazë, ku do të kishte klientë të kualifikuar, do të kisha menduar që ishte thjesht një shaka”, ka thënë Harasani gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Kompania ka fituar titullin “klient i kualifikuar” dhe ka marrë licensë nga ERE-ja. Duket se hapi i dytë drejt liberalizimit të tregut të energjisë do të hidhet me kompaninë “Kurum”, për të cilën, Harasani pranoi se do të nënshkruhet së shpejti marrëveshja. “Shumë shpejt do të firmosim edhe kontratën e dytë, atë me klientin tjetër të kualifikuar, kompaninë turke “Kurum” dhe do të vazhdojmë kështu hap pas hapi drejt integrimit shumë të shpejtë të të gjithë tregut energjetik shqiptar në sistemin evropian”, ka thënë Harasani. Megjithatë pak kohë më parë, në momentin kur ERE-ja bëhej gati të licensonte kompanitë e mëdha, Harasani e ka quajtur të shpejtuar liberalizimin në 2005-ën të tregut të energjisë. “Nuk kam thënë që është i parakohshëm, kam thënë që duhet zbatuar Ligji i Energjisë Elektrike, sepse vetëm ato klientë, që për pika konsumi harxhojnë mbi 100 mega, kanë të drejtë të jenë klientë të kualifikuar”, ka deklaruar Harasani në lidhje me këtë çështje. Drejtori i KESH-it ka pranuar se shkëputja e dy kompanive të mëdha, që ishin dhe blerësit më të fuqishëm të energjisë, do të ketë kosto për KESH-in. “Duhet të shikojmë edhe faktin që është e vërtetë që këta klientë largohen, por me largimin e tyre, ne reduktojmë edhe sasinë e energjisë që do të importojmë”, ka deklaruar Harasani.