Kamza: Paguajmë vetëm 250 lekë metri katror
25/03/2005 Banorët e Kamzës do të presin të vendoset çmimi deri më 18 prill, më pas do të nisin protestat
Banorët e Kamzës kanë “kërcënuar” se do të dalin në protestë, pikërisht më 18 prill, kur është lënë dhe greva e arsimtarëve, të cilët kërkojnë rritje page. Dje ishte afati i fundit i vetëdeklarimit, i cili zyrtarisht ka nisur më 24 dhjetor dhe përfundoi më 24 mars. Një përfaqësi e banorëve të Kamzës deklaroi dje se kërkon që legalizimi të bëhet sipas çmimit të tokave të vitit 1992, periudhë kur ata e kanë zënë. "Kur kemi ardhur ne, toka ka qenë e ish-ndërmarrjes bujqësore, s'ka patur pronarë. Ne jemi popull i varfër, nuk kemi lekë për të paguar. Se si do ta zgjidhi shteti çështjen me pronarët, le ta zgjidhë ai", thotë Agim Prenda. Ata nuk pranojnë të firmosin formularë, që do të shërbejnë për të legalizuar shtëpitë, derisa të marrin vesh se si do të zgjidhet çështja e çmimit. "Ne kërkojmë që të na falet toka, që shteti të veprojë, si në vitin 1992 kur të gjitha banesat u falën, ose paguan një shumë të vogël, thotë Nerimeja. Të ardhurit në zonën e Kamzës kërkojnë që të paguajnë simbolikisht, sikundër u bë gjatë privatizimit të banesave në vitin 1992. Në ato vite, banesat janë shitur 250 lekë të reja për metër katror. Para një muaji, banorët kanë firmosur një peticion, të gjithë si komunitet ku kërkojnë faljen e tokës, ose vendosjen e një çmimi tepër të ulët. Për këtë arsye, ata janë treguar dhe neglizhentë për të plotësuar formularët. “Janë dorëzuar vetëm 20 për qind e formularëve. Banorët kanë një problem, nuk e dinë se sa do të jetë çmimi i tokës, gjë që ka frenuar për të bërë vetëdeklarimet”, thotë Agim Cami, kryetari i Bashkisë së Kamzës. Banorët kanë kërcënuar dje se, nëse në mars nuk do të zgjidhet çështja e çmimit, ata do të bllokojnë rrugën nacionale, deri në zgjidhjen e problemit. Metodën e vlerësimit të tokës po e përgatiti Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por para disa muajsh, kur ligji për kthimin e kompensimin e pronave u miratua, u vendos që tokat do të shiten me vlerën e tyre në treg. Ndërkohë ka nisur në parlament shqyrtimi i Metodikës, mbi të cilën do të përcaktohet çmimi i tokës. Ndërkohë në ligjin për legalizimet thuhet se banorët do të kenë disa lehtësira për të paguar lekët. Jo vetëm të gjitha njëherësh, por edhe me këste, apo të paguajnë qiranë e tokës. Se sa do të jetë kësti, apo qiraja dhe si do të bëhet pagesa, kjo do të vendoset më vonë, pasi të vlerësohet për secilën zonë se sa do të jetë çmimi i tokës për metër katror.
Kërkojnë
Çmimi i privatizimit të banesave në vitin 1992: 250 lekë për metër katror
Eshtë
Çmimi në treg 30 euro deri 550 euro për metër katror, sipas qyteteve dhe zonave
Në Kamëz
8600 objekte pa leje
2000 të tjera janë në ndërtim e sipër
Njësitë Bashkiake
Vetëdeklarimet do t’i pranojmë, derisa parlamenti të shtyjë afatin
Megjithëse afati i legalizimit përfundoi dje, kryetarët e Njësive Bashkiake të Tiranës premtojnë se nuk do të pengojnë asnjë vetëdeklarim, derisa të miratohet nga parlamenti shtyrja e afatit. “Për vet faktin se ka patur disa vonesa burokratike, ne nuk do të kthejmë mbrapsht asnjë qytetarë, që do të bëjë vetëdeklarim, shumë janë kthyer nga urbanistët këto ditë për të bërë plotësimet e ndonjë të dhëne që duhet në formular, për ndonjë detaj që e kanë patur të paqartë dhe këta s’ka kuptim që të mos jua pranojmë formularët”, thotë kryetari i Njësisë Administrative numër 4, Vaid Kalaja. Por, dhe urbanistët e Njësisë Bashkiake, numër 9 apo 11, premtojnë se nuk do t’i pengojnë ata që duan të bëjnë vetëdeklarimin. “Do t’u shënojmë në flet mandatën e pagesës së formularit datën 24 mars dhe sikur të jetë sot, apo nesër, derisa të gjendet një zgjidhje, pasi vetëdeklarimi është vullnetar dhe duhet të kryhet në çdo kohë”, thotë një urbaniste.