Arrestohen 2 mjekë, një tjetër në kërkim
30/07/2010 Anëtarë të Komisionit të Aftësisë për Punë, merrnin para për raporte fiktive
Kërkohet në Greqi neurologu Stavri Furxhi, nën hetim dhe të tjerë
FIER- Ka përfunduar me sukses operacioni “Shkodrani” i seksionit të krimit ekonomik dhe taks-forca në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e policisë së qarkut Fier, Valbona Meço. Sipas këtyre burimeve, operacioni i cili kishte muaj që survejonte degën e sigurimeve shoqërore dhe kryesisht raportet e paaftësisë së përkohshme për punë. Mjekja Tushe Qallia dhe kirurgu Leon Shpataraku të dy anëtarë të Komisionit të Aftësisë së Punës në degën e sigurimeve shoqërore në Fier merrnin para për të kaluar në Komisionin e Paaftësisë së Përkohshme në punë, KEMP, në mënyrë të pamerituar. Ata akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të ditës së djeshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, ku mjekja Qallia, e cila është anëtare e Komisionit të Aftësisë për Punë ka lëshuar raporte me firmën e saj për paaftësi të përkohshme në punë personave, të cilët nuk ishin pacientë realë, kundrejt fitimit personal. Aktualisht mjekja është marrë në pyetje nga specialistë të sektorit të antikrimit ekonomik dhe sipas burimeve jozyrtare mësohet se mjekja i ka mohuar akuzat. Ndërkohë që një tjetër mjek është në kërkim akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Ai është mjeku i njohur neurolog i qytetit të Fierit Stavri Furxhi, i cili ishte larguar më parë në Greqi. Urdhri për kërkimin e tij i është drejtuar Greqisë, ndërkohë që dhe të tjerë mjekë janë në hetim për korrupsion.
A. Damini