Arrestohen 2 të rinjtë, u kapën me 2.5 kg drogë
Dy të rinj ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit teksa po shpërndanin kanabis. Ardian Xeba, 21 vjeç dhe Graciano Meçaj, 20 vjeç, u kapën në flagrancë në afërsi të Shkollës së Bashkuar, teksa tregtonin lëndën narkotike në një taksi.
Në momentin e arrestimit, atyre iu sekuestrua 2 kg e 500 g kanabis. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.