“Parlamenti ka si axhendë të tij 12 rekomandimet e BE”
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, pret në një takim ambasadoren e re të Francës, Christine Moro
Ambasadorja e re e Francës, Christine Moro, ka mbërritur në Shqipëri duke përshkuar Rrugën e Kombit me një ndjesi pozitive për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik Këtë ndjesi ajo ia përcolli Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në takimin që zhvilloi me të. Duke i uruar suksese ambasadores Moro në detyrën e re, kryetarja e Kuvendit tha se “jam plotësisht e bindur se marrëdhëniet mes vendeve do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera”. Topalli i bëri një pasqyrim të shkurtër të zhvillimeve politiko-ekonomike. Kryetarja e Kuvendit tha se shpreson në kapërcimin e situatës bllokuese të krijuar nga opozita me mos votimin e ligjeve të axhendës integruese, ndërsa theksoi se parlamenti ka si axhendë të tij 12 rekomandimet e BE-së dhe vijimin e reformave. Ajo theksoi e vendi ka një klimë shumë të mirë ekonomike pavarësisht krizës serioze ekonomik të vendeve që e rrethojnë. “Prioritet i është dhënë dixhitalizimit, tha Kryetarja e Kuvendit, dhe janë rreth 125 projekte që kanë të bëjnë me moshën dixhitale, të cilat duhet të finalizohen brenda vitit 2012. Me këtë prioritet, tha ambasadorja Moro, ju i përkisni të ardhmes, ku keni projektuar veten”. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadorja Moro diskutuan për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve ndër-parlamantare. Në këtë kuadër vjen edhe projekti IPA që do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Ky projekt synon dhënien e ekspertizës nga parlamenti i Hungarisë dhe i Francës për deputetët dhe administratën e Parlamentit të Shqipërisë. Bashkëpunimi universitar mes Francës dhe Shqipërisë, si një vend frankofon ishte një temë tjetër e bisedës, ku bashkëbisedueset ndanë mendimin për ri-dimensionimin e bashkëpunimit në arsim.
...