E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia, digjet banesa e 93-vjeçares

Pakujdesia e një të moshuare që jetonte e vetme ka shkaktuar djegien e plotë të banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vojo Kushi të Shkodrës. Zjarri i rënë në banesën tip barake, në pronësi të shtetases Kimete H., 93 vjeç, e cila jeton e vetme ka djegur të gjitha pajisjet e saj, por famtirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.

Pas veprimeve të para hetimore, policia bëri të ditur se shkak i rënies së zjarrit ishte bërë lënia ndezur e pajisjeve shtëpiake nga e moshuara. Instalimet e vjetra dhe banesa e amortizuar e kanë favorizuar rënien e zjarrit, i cili në pak minuta ka shkrumbuar plotësisht banesën e 93-vjeçares.  / Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›