E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë – Shqipëri, bashkëpunimi ekonomik në një epokë të re

03-11-2011 / Gazeta 55

Ambasadori kinez Wang Junling, në përfundim të mandatit të ti në Shqipëri, pritet në një takim nga Kryetarja së Kuvendit, Jozefina Topalli


Diplomacia parlamentare, ashtu si raportet në tërësi mes Kinës dhe Shqipërisë kanë patur një dinamizëm të dukshëm. Vitet e fundit janë rritur ndjeshëm vizitat të nivele të larta politike, mes komisionesh parlamentare e delegacionesh me interes ekonomik reciprok. Kjo, falë një mendësie të re të bashkëpunimit mes dy vendeve, ardhur edhe si kontribut i angazhimit të ambasadorit Wang Junling. Në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri, ambasadori Junling u prit në takim nga Kryetarja së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një bisedë miqësore, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht ndër-parlamentar mes dy vendeve dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik me Kinën, vend me një potencial të fuqishëm në ekonominë botërore. Ambasadori Junling, shprehu interesin e Kinës për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në shumë fusha me interes ekonomik. “Jam optimist në rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe në  të gjitha fushat në një epokë të re. Kina e ka listuar Shqipërinë një destinacion turistik dhe kjo është diçka e një rëndësie shumë të veçantë në perspektivën ekonomiko-tregtare mes dy vendeve”, tha ai. Kryetarja e Kuvendit, duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, theksoi se shkëmbimet e vizitave të komisioneve si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që vizituan së fundmi Shqipërinë do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. “Gjatë këtyre viteve në politikë, tha ajo,  kam kuptuar se raportet njerëzore janë thelbi i raporteve mes vendeve. Unë besoj sinqerisht në rëndësinë e këtyre raporteve, në rëndësinë e shkëmbimeve të vizitave mes dy vendeve tona”. Biseda u fokusua edhe në thellimin e bashkëpunimin arsimor. Fakti që janë rreth 150 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën kineze në Universitetin e Tiranës u vlerësua si një bazë shumë e mirë në të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kështu të rinjtë krijojnë  ura lidhëse duke shkurtuar distancat gjeografike e duke forcuar më tej marrëdhëniet tradicionale  mes Kinës dhe Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›