Arrestohen 2, vidhnin lokalet pas mesnate
03/03/2009 Operacioni “Fundjava”, në kërkim tjetri
KORÇE- Operacioni policor i Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë, i koduar “Fundjava” vuri nën pranga dy të rinj, të cilët vidhnin pas mesnate dyqanet e qytetit të Korçës. Nga burimet e policisë mësohet se dy të arrestuarit janë vëllezërit Gura, banorë të Korçës, të cilët akuzohen për vjedhjen e një dyqani argjendarie si dhe për vjedhje të tjera. Të njëjtat burime sqaruan se gjithçka u realizua nga shërbimet e policisë në Drejtorinë e Policisë të qarkut Korçë në kuadër të operacionit “Fundjava”, i cili bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e disa personave, autorë të disa veprave penale, të ndodhura para dy ditësh. Më konkretisht burimet informojnë se pikërisht në këtë datë në orën 14.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Gura, i datëlindjes 22.11.1982 si dhe i O. Gura, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes”. Sipas burimeve në fjalë, arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi në datën 1 mars të këtij viti rreth orës 02.30 minuta u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tashos”, duke vjedhur një dyqan, ku autorët kishin mundur të vidhnin 30 gr vathë argjend, si dhe 50 mijë lekë të vjetra. Nga veprimet hetimore dhe ato procedurale, theksojnë burimet, rezultoi se këta dy shtetas janë autorë edhe të ngjarjes së ndodhur në dt 01.03.2009, ku ishin vjedhur dy magnetofona, një dvd në lokalin “X-BLU” në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Për të dyja rastet janë kryer veprimet procedurale për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 të K. Penal. Ndërkaq burime pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë kanë bërë të ditur se së fundi është bërë identifikimi i autorit të disa vjedhjeve në qytetin e Korçës. Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dy vjedhjeve është shtetasi D. Isak i datëlindjes 13.01.1987. Për këtë shtetas, sqarojnë më tej burimet, Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë më dt. 27.02.2009 ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Nga ana jonë, nënvizojnë burimet, po punohet për kapjen e autorit të kësaj vepre penale.