E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lë paratë në kumar, vetëflijohet 24-vjeçari

03/03/2009  Baba i një fëmije

VLORE- Një 24-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës, pasi ka lënë një sasi të konsiderueshme parash në kumar. Miklovan Pazaj, baba i një fëmije, ka varur veten në vendin e punës paraditen e djeshme. Me një tel elektrik ai është vetëvarur në tualetin e mobilierisë ku punonte në zonën e rrugës Trasballkanike në Vlorë. Mësohet se shkaku që ka çuar 24-vjeçarin drejt vetëflijimit kanë qenë pikërisht humbja e parave në kazino një ditë më parë, dhe në kushtet e depresionit kanë shpjeguar ekspertët ai ka kryer aktin vetëvrasës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë ekspertimet e trupit të viktimës, gjithashtu është finalizuar dhe autopsia nga ku ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia si pasojë e telit të lidhur në grykë. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës, të cilët kanë konfirmuar shkakun e vdekjes që ishte depresioni si pasojë e parave të lëna në kumar, që 24-vjeçari kishte luajtur një ditë më parë. Ku është rasti i dytë i vetëvrasjeve i shënuar në Vlorë në harkun kohor të tre ditëve. Dy ditë më parë ish kreu i PD-së së Vlorës Shpëtim Xhyheri u vetëvra me një armë zjarri, edhe ky si pasojë e depresionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›