I premton ta marrë për grua, përdhunon 14-vjeçaren
03/03/2009 Prangoset 23-vjeçari, i martuar me dy fëmijë. Fqinj me të miturën
I riu përdori forcën duke e lidhur, denoncimi pas disa ditësh
DURRES- Premtimi se do të martohej sapo të kryente divorcin ka shtyrë drejt mashtrimit një vajzë të mitur, e cila ka rënë viktimë e komshiut të saj. Agresori e ka lidhur dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që banonte fare pranë shtëpisë së përdhunuesit. Armela K vetëm 14 vjeçe është mashtruar nga fqinji i saj Adem Meçe, i cili pasi e ka futur në shtëpinë e tij e ka dhunuar. Në kallëzimin penal që ka bërë e mitura në polici disa ditë pas ngjarjes thuhet se Meçe e ka mashtruar vajzën e vogël duke i përjetuar martesë. 23-vjeçari i lindur në Elbasan dhe banues në lagjen numër 8 të qytetit të Durrësit ka përfituar nga largimi i së shoqes dhe dy fëmijëve për të realizuar qëllimet e tij. Djali me ngjyrë hynte e dilte në shtëpinë e vajzës, e cila jetonte së bashku me të vëllanë fare pranë shtëpisë së Meçes. Fqinjët madje në më të shumtën e rasteve punonin së bashku duke mbledhur mbeturina hekuri dhe materiale të tjera për t’i shitur për skrap. Përdhunimi i minorenes ka ndodhur më datë 16 shkurt 2009, por fëmija është trembur nga hakmarrja e të vëllait dhe e ka mbajtur të fshehtë krimin deri një ditë më parë. 14-vjeçarja ka marrë vendimin për t’i treguar të vëllait atë që i ka ndodhur me komshiun e saj vetëm të dielën në mbrëmje, kurse dje ata kanë bërë kallëzimin penal në polici. Sipas deklarimeve që ka bërë e dëmtuara Meçe e ka mashtruar duke i premtuar se do të martohej me 14-vjeçren, por pasi të ndahej nga gruaja dhe një premtim i tillë i ka miqësuar edhe më tej palët. Ditën e ngjarjes 23-vjeçari ka gjetur rastin dhe duke qenë se në shtëpi nuk kishte asnjë njeri ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me fëmijën. Kjo e fundit ka kundërshtuar, ndërsa Meçe, sipas policisë, ia ka lidhur duart 14-vjeçares Armela K dhe e ka dhunuar. Ritregimi i ndodhisë ka bindur policinë të shpallin në kërkim shtetasin Adem Meçe dhe ta ndalojnë po dje në afërsi të banesës. Ai është vënë tashmë nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.