E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Gjuricajt, rihapet çështja

03/03/2009  Apeli e rikthen mbrapsht

DURRES- Gjykata e Apelit ka rikthyer edhe një herë në gjykatën e rrethit gjyqësor në Durrës dosjen e masakrës së Gjyricaj në komunën e Ishmit. Vendimi i gjykatës së dhënë në muajin prill 2008 pas dhjetëra seancave gjykimi është kundërshtuar nga pala mbrojtëse. Togat e zeza në Durrës kanë dhënë dy dënime me burgim të përjetshëm dhe një me 21 vjet burg për dy vrasje dhe një plagosje të rëndë. Por avokatët janë kapur fort pas akt-ekspertizës dhe konkluzioneve që janë bërë lidhur me armën e përdorur në krim dhe armës që i ka marrë jetën dy personave. Vëllezërit Arben, David e Kastiot Gjokeja janë akuzuar për vrasjen e Eduart e Oligert Gjokeja, babë e birë dhe plagosjen e rëndë të Somin Gjokesë, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Nga hetimet policore mësohet se ngjarja është kryer me paramendim dhe se viktimat janë vrarë pas një prite të ngritur. Për masakrën e Gjuricaj janë akuzuar të tre vëllezërit, por policia në pak orë mundi të arrestojë vetëm shtetasin Kastiot Gjokeja në një lokal në Fushë-Krujë. Ndërkohë Arben Gjokeja është arrestuar shumë muaj pas krimit. Por avokatët nuk kanë pranuar ta mbyllin këtë çështje duke apeluar vendimin. Fakti se është konkluduar se krimi është realizuar vetëm nga një armë u ka dhënë mundësi avokatëve të rikërkojë gjykimin e çështjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›