“Pavarësia e gjyqësorit siguron përparimin demokratik”
03/03/2009 Deklarata e ambasadorit amerikan në takim me zv/kryetarin e KLD-së e krerët e gjykatave
TIRANË- Domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, ndarja e pushteteve dhe respektimi i ligjit duke u bazuar vetëm tek e drejta dhe Kushtetuta ishin disa nga pikat kryesore që John Withers, ambasadori i SHBA-së në vendin tonë diskutoi me zv/kryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu. Ky i fundit zhvilloi një takim me kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore, ku foli për ndjeshmërinë e lartë të gjyqësorit si ndaj problematikave me të cilat ai përballet, ashtu dhe ndaj mundësive të përmirësimit të tyre. Spahiu tha dje se qeveria e SHBA-së ka ndikuar në rritjen e performancës së gjyqësorit në vendin tonë. USAID, sipas numrit dy të KLD-së, ka bërë investime të mëdha në 10 gjykata të vendit tonë dhe është një gjurmë e mirë.
Spahiu
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka adoptuar një praktike tashmë të konsoliduar, në të cilën iniciativat e grupit të punës, të ngritur pranë këtij Këshilli shoqërohen edhe nga opinionet dhe vlerësimet e trupës gjyqësore që ju përfaqësoni”, iu drejtua Spahiu krerëve të gjykatave. Më pas ai tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka konsideruar zërin e gjyqësorit tashmë në disa vendime të tij, siç janë ai mbi procedurat e shortit apo solemnitetin në gjykim. Kryefjala e takimit të djeshëm ishte drejtësia. “Gjykatat shqiptare duhet të japin drejtësi duke garantuar: paanësinë objektive dhe subjektive të gjykatës, gjykimin me dyer të hapura, kontradiktorialitetin në proces, barazinë e armëve mes palëve dhe çdo shmangie nga principet e të drejtës, duhet të arsyetohet nga gjykata. Sistemi i drejtësisë është guri i themelit në një shtet, ai është në mënyrë të pashmangshme stacioni i fundit ku marrin drejtim konfliktet e shoqërisë, është forma më statike e ushtrimit të autoritetit shtetëror, që nuk vepron me mandat dhe as ndryshon strategji”, vazhdoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu nënkryetar i KLD-së.
Withers
Në fjalën e tij ambasadori tha se “Pikëpamja e Departamentit të Shtetit është që aty duhet vënë theksi në Shqipëri në mënyrë që demokracia të japë plotësisht frytet. Është një deklaratë shumë e qartë, është një deklaratë shumë e fortë, dhe ju nxis të gjithëve që nuk keni pasur mundësinë që ta lexoni me kujdes. Mendoj të gjithë do të shihni që epiqendra e atij raporti është theksi mbi sundimin e ligjit në Shqipëri. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ndarja e pushteteve midis dhe ndërmjet degëve të ndryshme të qeverisjes. Shqipëria duhet t’i përkushtohet mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësorit për të siguruar përparimin e saj demokratik. Çfarëdo kanosje ndaj kësaj pavarësie është një hap i qartë prapa. Qeveria ime dhe ambasada ime këtu mbështesim fort pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe jemi këtu për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi ruajtjen e asaj pavarësie”.
Përgjegjësia
Sipas Withers, KLD ka një përgjegjësi të madhe, për të emëruar gjyqtarët në mënyrë të drejtë dhe të ndershme dhe, së bashku me vetë gjyqtarët, të sigurohet që sistemi gjyqësor do mbahet i pastër prej gjyqtarëve të pandershëm, të korruptuar, apo joetikë.
Presioni
Withers tha se “Shqiptarët e çdo fshati, qyteze, a qyteti mbështeten tek të gjithë juve që të jepni drejtësi dhe të mbroni të drejtat e qytetarëve, për të trajtuar një bujk të varfër njësoj si një pronar të pasur tokash, për të pasur kurajon për t’u ngritur përpara presionit”.