E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi përshëndet vendimin e sotëm të BE

TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndet pranimin nga ana e anëtarëve të Këshillit të Bashkimit Evropian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.”Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar.

Sot duhet të jemi sa të gëzuar, krenarë edhe të ndërgjegjshëm, sepse ndodhemi më afër integrimit, më afër miqve tanë dhe më afër popujve që stadartet demokratike i kanë busull të ndërtimit të shoqërive të tyre. Dita e nesërme është fillimi i një angazhimi të ri cilësor dhe të përgjegjshëm për të gjithë shqiptarët. Unë mendoj se ne, të gjithë bashkë, jemi gati të përballemi me të.” – shprehet Kreu i shtetit shqiptar në deklaratën e tij përshëndetëse për këtë hap historik të Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues për në gjirin e familjes së madhe evropiane.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›