Zbulohet grupi i të pestëve të tunelit "302"
26/02/2005 Arresthe Ilirian Braka, djali i xhaxhait të Gaxhait, 4 në këkrim
Arrestohet nga policia kriminale e komisariatit nr 3 "arkitekti" i tunelit në Burgun 302. Ilirian Braka, djali i xhaxhait të Gaxhait tentoi të ndihmonte të dënuarin e përjetshëm për të fituar lirinë. Policia shpall në kërkim dhe 4 persona të tjerë, ndër të cilët gruaja e Brakës së prangosur. Aksioni spektakolar u realizua në Allias të Tiranës pas një muaji gjurmimesh.
Arrestimi
Plot një muaj gjurmime u janë dashur agjentëve të policisë kriminale të komisariatit nr 3 për të rënë në gjurmët e Ilirian Brakës. Burime zyrtare nga kjo strukturë e rendit, bëjnë të ditur se në orët e para të zbulimit të galerisë, grupi hetimor hartoi një listë me të dyshuar si autorë. Emri i Ilirianit, doli nga marrja e të dhënave mbi të afërmit e Brakës. Në pak kohë u verifikua se kohët e fundit 30-vjeçari kishte jetuar në Tiranë. Kësisoj, u zbulua shtëpia e tij si dhe lista e telefonatave të bëra muajt e fundit. Me të sosur këto procedura, u gatitën dhe kushtet për arrestimin e tij. Banesa me qera në Allias strehonte prej kohësh të prangosurin, i cili nuk bëri asnjë rezistencë para agjentëve. Të njëjtat burime shprehen se janë shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë. "Gruaja e të arrestuarit është femra me të cilin u paraqit qeraxhiu i dyqanit të luleve tek pronari, ndërsa tjetri është i ashtuquajturi Agim Leka. Por grupi i punës së tunelit ka dhe 2 anëtarë të tjerë të cilët janë dy persona ende të panjohur për ne. Ata janë dy djem të rinj, që ka gjasa të jenë shokë të të dënuarit ose dhe të afërm të tij", thonë blutë. Ata vijojnë duke shtuar se për fat të keq, në shtëpinë në Allias ku u vu në pranga Braka nuk gjendej as gruaja e as ndonjë nga të kërkuarit e tjerë. Banesa ishte marrë me qera pak muaj më parë nga i arrestuari, kohë që korespondon me nisjen e punimeve në tunel. Ilirian Braka jetonte pa bërë asnjë punë tjetër, veç asaj në galeri.
Dëshmia
Ilirian Braka nuk ka thënë shumë fjalë para oficerëve të policisë gjyqësore. I arrestuari është shprehur se nuk ka qenë i tija ideja për të liruar Gaxhain. Ai tha se kishte kohë pa patur takim me djalin e xhaxhait dhe as që i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend të ndërmerrte veprime të tilla. Kishte qenë vetë i dënuari i përjetshëm ai që ia kërkoi këtë nder. Pak muaj më parë, sipas Ilirian Brakës, i burgosuri e kishte marrë në telefon. "Duhet të më ndihmosh Ilir. Do të kalbem këtu nëse ti nuk më ndihmon të dal. Kam përgatitur një plan që shpresoj të funksionojë. Për ta realizuar ti duhet të bashkëpunosh me një mikun tim shumë besnik. Do të lidhem unë me të në telefon dhe do i jap adresën tënde", ishin fjalët, që Gaxhai i kishte thënë në tel të prangosurit. Paskëtaj, Ilirian Braka kishte takuar personin i cili mori me qera dyqanin e luleve përballë me burgun 302. Ata kishin hartuar planin e daljes, duke gjetur më parë një hartë të ujërave të zeza të rrugës "Mine Peza". Të njëjtat burime nga komisariati i policisë nr 3, saktësojnë se pas zbulimit të tunelit nga policia, 30-vjeçari kishte qëndruar shumë ditë pa dalë nga shtëpia për të mos u lënë shkas fqinjëve apo ndokujt nga të njohurit e tij, për të dyshuar se ishte i implikuar në këtë histori.
Prokuroria: Gazmend Braka ideatori i tunelit te 302
Prokuroria e Tiranës, ka konkluduar në një emër konkret lidhur me personin e dënuar të Burgu 302, që ka organizuar hapjen e hapjen e galerisë së arratisjes. Organi i akuzës ka në dorë prova që ngrenë dyshimet se personi që ka dashur të arratisej. Është i dënuari me burgim të përjetshëm Gazmend Braka i ashtëquajturi “Gaxhai”. Konkluzioni i prokurorisë është bazuar në lidhjet farefisnore që ekzistojnë mes "padronit" të tunelit dhe femrës që rezultonte qiramarrsja e dyqanit të luleve, e cila mbante identitetin e rremë, Sonila Leka. Sipas prokurorisë ata kanë pasur lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Ndërkaq, pasditen e djeshme, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka arrestuar djalin e xhaxhait të të dënuarit, Ilirian Brakën, që nga verifikimet rezulton të ketë organizuar dhe këqyrur punimet e tunelit. Burimet pohojnë se kanë prova materiale për të vëtretuar se vëllai i të burgosurit të përjetshëm ka organizuar punimet e galerisë së arratisë që arrin 26 metra. Kjo bazohet në verifikimet që i janë bërë thirrjeve telefonike që Braka ka kryer nga telefoni i burgutnë celularin e kushëririt kohët e fundit, tabulatet e të cilit mësohet të jenë në dorë të prokurorisë. Prokurorët thonë se Braka ka komunikuar shpesh me kushëririn, të cilit dyshohet se i ka dhënë informacionin mbi planimetrinë e burgut me qëllim që tuneli të përfundonte në destinacionin e duhur.