Arrestohen 4, ngjitën postera që fyen Solanën
Postera që njoftonin vdekjen e kreut të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së janë përhapur dje në Beograd. Policia e Serbisë ka arrestuar katër persona, për ngjitjen e rreth 100 posterave me përmbajtje fyese për Solanën, dy prej të cilëve minorenë. “I dashuri ynë Havier Solana më në fund ndërroi jetë më 26 shtator në 66 vjetorin e jetës së tij kriminale. Dërgimi në ferr do të nisë në skajet e historisë. Vajtojnë: RTV B92, DS, G17 Plus, SPS, BE, NATO, LDP, dhe familjarë të tjerë katolikë”, shkruhet në poster. Urrejtja për Solanën është rritur mes nacionalistëve, që kur pjesa më madhe e BE-së njohu Kosovën.