E Diel, 1 Nëntor 2026

Cërvenkovski: Shkupi shumë shpejt do ta njohë Kosovën

Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski, dhe një zëvendëskryeministër kanë lënë të kuptohet se në ditët në vijim Shkupi do të njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht. 

Deklarata e Cërvenkovskit u bë në Nju Jork, ndërkohë që Serbia paraqiti para 192 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një nismë për të çuar në Hagë çështjen e pavarësisë për të marrë një vlerësim të Gjykatës Ndërkombëtare mbi ligjshmërinë e saj. Vendet e OKB do të votojnë më 8 tetor për këtë nismë, ndërkohë që edhe nëse miratohet ajo nuk do të ketë asnjë ndikim juridik në procesin e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë. Liderët serbë janë shprehur optimistë se kërkesa e tyre do të miratohet. Por ata thonë se edhe nëse vendimi del kundër parashikimeve të tyre, ata do ta njohin atë por nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës. Pavarësia ka qenë një çështje e vështirë për Shkupin, i cili është i përfshirë në konfliktin e emrit me Greqinë dhe çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar hyrjen e Maqedonisë në NATO. Ndërsa SHBA ka pranuar dhe ndihmuar pavarësinë dhe ka nxitur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Duke parashikuar lotimin e zyrtarëve amerikan pro pavarësisë së Kosovës edhe në vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO, Serbia ka kërcënuar Shkupin që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas mediave kosovare më 24 shtator Cërvenkovski ka deklaruar se “Isha më shumë se i sigurt se sot do t’ju komunikoja njohjen e Kosovës si shtet por për fat të keq, qeveria maqedonase  na informoi se vendimi do të shtyhet edhe për pak kohë”, tha Cërvenkovski në një takim në Këshillin amerikan. Tadiç i ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës pasi qeveria në Beograd do të përgjigjej me ‘masat e duhura’ nëse Shkupi vendos të pranojë Kosovën shtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›