E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen 4 shqiptarë në Verona, rrahën e grabitën një të moshuar në banesë

06/06/2005  Policia italiane e qytetit të Veronas, ka vënë në pranga katër shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë rrahur me pasojë plagosjen e një të moshuari vendas. Lajmi është bërë i ditur dje, nga mediat italiane, të cilat citonin burime të policisë lokale të Veronas. Mësohet se katër të rinjtë shqiptarë, kishin tentuar t'i grabisnin shtëpinë, viktimës së tyre. Por, kur italiani i moshuar, Giusepe Bera, i ka diktuar, ata e kanë qëlluar deria e kanë lënë të plagosur në vend. Ky i fundit ka arritur të fiksojë tiparet fizike të hajdutëve dhe dhunuesve të tij. Ndërsa ka bërë denoncimin përkatës, dhe është ballafaquar me fotografitë e të gjithë shqiptarëve të regjistruar legalisht në këtë zonë, ai ka mundur të njohë agresorët. Pasi ka identifikuara vendndodhjet e tyre, policia i ka arrestuar që të katër të rinjtë shqiptarë, të cilët nga verifikimi, rezultonin të kishin leje të rregullt qëndrimi e pune në Verona të Italisë. Afro një muaj e gjysmë më parë, në këtë zonë u godit edhe një tjetër bandë e hajdutëve shqiptarë. Rreth gjashtë të rinj shqiptarë u arrestuan, ndërsa njëri prej tyre arriti të arratiset nga qelia e paraburgumit. Ata vidhnin kryesisht vilat e qyetarëve të pasur, pasi i ruanin kur ata largoheshin me pushime, pohuan atëherë mediat italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›