Zbulohet autori që theu xhamat e zyrës së Ngjelës
06/06/2005 Policia arreston Mikel Hazisin, pjesëtar i shtabit elektoral të kandidates Elisabeta Dosti
TIRANË- Policia e Tiranës, zbulon emrin e autorit që theu xhamat e zyrës së Spartak Ngjelës, kandidatit për deputet të Partisë Demokatike. Lajmin e ka bërë të ditur dje, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, e cila tha se "Efektivët e komisariatit Nr.1 në Tiranë, bënë të mundur që në një kohë rekord, të zbulojnë dhe dokumentojnë, autorin e kësaj vepre penale, i cili është shtetasi Mikel Harizi, 29 vjeç, lindur e banues në Shkozë, Tiranë, pjesëtar i shtabit elektoral të kandidates së pavarur, Zj.Elizabeta Dosti. Ndaj këtij shtetasi, u kryen të gjitha veprimet proceduriale dhe filloi ndjekja penale dhe wshtw vwnw dje nw pranga. Materialet për këtë çeshtje i kaluan Prokurorisë". Kapja e autorit të kësaj vepre penale, sipas burimeve zyrtare të policisë, erdhi si pasojë e ngritjes së një grupi hetimor, ndërsa Harizi nuk e ka pranuar faktin që është pjesëtar i shtabit elektoral të Elizabeta Dostit. Ndërkaq, bëhet e ditur se nga ana e shërbimeve të Policisë së Tiranës, është shtuar patrullimi në gjithë territorin, me qëllim parandalimin e këtyre veprimeve dhe për të siguruar një aktivitet të qetë dhe normal të forcave politike, gjatë fushatës elektorale. Njëkohësisht, blutë sigurojnë subjektet politike se, Policia e Shtetit, është e angazhuar totalisht për të siguruar rendin e qetësinë në këtë proces të rëndësishëm elektoral, mbrojtjen e pronës dhe jetës së qytetarëve nga çdo veprim kriminal.
Ngjarja
Kandidati i Partisë Demokratike, Spartak Ngjela, ka denoncuar dy ditë më parë thyerjen e xhamave të zyrës së tij në zonën elektorale numër 41. Sipas kandidatit të PD-së, xhamat janë thyer pardje në mëngjes, ndërsa për këtë veprim ai ka akuzuar mbështetësit e kandidatit të Partisë Socialiste. Ndaj, Ngjela ka kërkuar prej policisë, që të marrë masat e menjëhershme për të gjetur shkaktarët. Në një prononcim të tij, Ngjela është shprehur se ky është një veprim i ulët, që cënon zhvillimin normal të votimeve. Prej policisë, dje është thënë se menjëherë pas marrjes së denoncimit, është ngritur një grup hetimor, i cili do të gjejë gjurmët e lëna mbi vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, është bërë e ditur se afër kësaj zone, janë thyer disa postera të kandidatit socialist, Andis Harasani dhe të kandidates së pavarur, Elizabeta Dosti.