Topi: Vlerësim ngjarjeve historike larg politikës

Vizita e punës e Kryetarit të Shtetit, kishte për qëllim njohjen nga afër me problematikat kryesore të qytetit të Ersekës, veçanërisht në drejtim të gjetjes së projekteve për shtimin e vendeve të punës, duke menaxhuar dhe shfrytëzuar gjithçka, që nga fondet e qeverisjes qendrore, burimet njerëzore dhe ekonomike, por dhe donatorët e huaj.
“Jemi në mes të një krahine të rëndësishme dhe gjej rastin të bëj publik edhe faktin që Institucioni i Presidentit gjatë këtij viti, që është dhe viti jubilar i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të nderojë të gjitha figurat që janë sot në altarin e atdheut janë në panteonin e atyre figurave që kanë luftuar për Shqipërinë, për pavarësinë e Shqipërisë dhe i kanë dhënë një emër me të cilin ne sot krenohemi”, u shpreh Topi.
Gjatë qëndrimit atje, Presidenti dekoroi dy figura të njohura të kombit, Nini Luarasi dhe Jani Vreto (pas vdekjes). Ceremonia solemne e dekorimit u organizua në sallën qendrore të Bibliotekës së qytetit të Ersekës “Skënder Luarasi”.
“Nderimi i tyre është edhe një apel publik për të nxjerrë në pah nevojën e vlerësimit dhe rivlerësimit të traditave dhe arritjeve tona më të mëdha historike në vitin jubilar të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Ky proces nuk mund dhe nuk duhet të bëhet për interesa politike të ditës, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional, nga institucione që kanë përgjegjësinë e vlerësimit dhe analizës, si dhe bazuar në kritere që tejkalojnë preferencat apo prirjet emocionale të ditës dhe kohës kur jetojmë”, u shpreh ai.
Në vijim, Kryetari i Shtetit nderoi me medaljen e lartë “Nderi i Kombit”, patriotët e shquar Petro Nini Luarasi (Pas vdekjes), me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha otomane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën”, dhe Jani Vreto (Pas vdekjes), me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes, që çështjen kombëtare e pa të lidhur njësh me krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombëtar dhe përpjekjet për krijimin e alfabetit shqiptar dhe botimin e abetares së parë shqipe i konsideronte si beteja të mëdha për fitoren e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar”. /S.Ll/Start/
2012-01-13 14:56