E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 5 persona, iu bllokuan 286 kg Cannabis sattiva



SARANDË – Trafikimi i lëndëve narkotike të prodhuara në Lazarat ka sjellë arrestimin e pesë personave nga Delvina gjatë një aksioni policor të organizuar në Sarandë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Vlorës bëjnë të ditur se ditën e shtunë, në kuadër të operacionit të koduar "Kundërpërgjigjja", u bë i mundur bllokimi i 286 kg lënde narkotike, si dhe u ndaluan disa persona nga qyteti i Delvinës. "Aleksandro Draci 29 vjeç, Fetah Muhameti 22 vjeç, Arben Tahiraj 40 vjeç, Lavdërim Tozaj 51 vjeç, si dhe Gramoz Tahiraj 42 vjeç, u ndaluan nga Sektori i Luftës kundër Trafikimit të Lëndës Narkotike të Komisariatit të Sarandës, pasi akuzohen si autorë të transportimit të lëndës narkotike", - thanë burimet zyrtare nga policia lokale. Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut, Vehbi Bushati, lënda narkotike vinte nga fshati Lazarat i Rrethit të Gjirokastrës dhe kishte si destinacion Greqinë. Gjatë këtij operacioni u bllokua edhe një armë automatike, model 56, një krehër me 22 fishekë, 5 aparate celulari dhe 30 mijë lekë. Pesë të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve pa leje”.
Gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar disa raste të bllokimeve të lëndëve narkotike të llojit Cannabis sattiva, të cilat e kanë origjinën në fshatin problematik të jugut të vendit.

TË NDALUARIT
Aleksandro Draci, 29 vjeç
Fetah Muhameti, 22 vjeç
Arben Tahiraj, 40 vjeç
Lavdërim Tozaj, 51 vjeç
Gramoz Tahiraj, 42 vjeç

16 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›