ISKSH: Pensionet qe fitohen kur shtyhet data e daljes ne pension
Për çdo muaj që shtyhet data e daljes në pension merret një shtesë prej 0,34 për qind. Pensionet e patërhequra kanë afat deri në tre vjet
Jonida Tashi
Tërheqja e pensionit, pas datës kur lind e drejta e përfitimit, rrit masën e shumës që merret. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) sqarojnë se nëse personi e kërkon pensionin në një datë të mëvonshme nga plotësimi i kushteve, atëherë për çdo muaj që shtyhet data e daljes në pension merr një shtesë prej 0,34 për qind mbi pensionin e plotë të pleqërisë. Pensioni caktohet mbi bazën e kontributit të derdhur për vitet e punës që kërkohen dhe mbi bazë të këtij kontributi, apo të pagave, llogaritet masa e pensionit. Për të përfituar një pension pleqërie duhet të plotësohen dy kushte themelore: vjetërsia e punës dhe mosha. Kushtet e përfitimit dhe zgjatja graduale e moshës dhe periudhës së sigurimit për pension përcaktojnë periudhën e sigurimit dhe moshën që kërkohet për të përfituar një pension. Dokumentet për pension pranohen në Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore që përfshijnë vendbanimin e kërkuesit ose vendin e fundit të punës së tij. Më pas ato përcillen në zyrën e pensioneve në Drejtori Rajonale, ku përpunohen dhe më pas dërgohen në zyrat e postës ku bëhet pagesa për çdo muaj.
Tërheqja
Pensioni si rregull tërhiqet çdo muaj, në një datë të caktuar nga agjencia paguese. Pensioni mund të lihet i patërhequr në një hark kohor jo më shumë se tre vjet. Në të kundërt, pensionistit i humbet e drejta e përfitimit të pensionit të pleqërisë. Sipas specialistëve të ISSH-së, pensionet e njohura, por të patërhequra, mund të merren në çdo kohë deri në tre vjet. Për periudhën e patërhequr të pensioneve, sigurimet shoqërore nuk paguajnë interesa bankare. Në pamundësi për ta tërhequr vetë pensionin, të interesuarit kanë të drejtë të autorizojnë pjesëtarë të familjes apo të afërm të tyre për tërheqjen e pensionit. Autorizimi duhet të ketë afat jo më shumë se 6 muaj dhe duhet të jetë i noterizuar. Gjithashtu, pensionistëve, me kërkesë të tyre pranë agjencive postare që merren me shpërndarjen e pensioneve, kundrejt pagesës prej 100 lekësh në muaj i dërgohet pensioni në shtëpi. Kështu, në rast se pensionisti për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitet vetë për ta tërhequr pensionin, ai mund të autorizojë me prokurë të rregullt te noteri një person që ta tërheqë pensionin në vend të tij.
Kompensimet
Përveç masës së pensionit, pensionisti përfiton edhe kompensime të ndryshme siç janë: kompensime për persona në ngarkim, si për shembull fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën; bashkëshorti, prindërit, njerku e njerka që janë pa të ardhura, nipat dhe mbesat, kur nuk i kanë prindërit dhe bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. Pensionistët përfitojnë 150 lekë kompensim të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës. Gjithashtu, ata përfitojnë kompensime nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç rritjes së re të vitit 2008, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë. Sipas kësaj skeme rritjeje, do të procedohet edhe për pensionet e fshatit. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë një rritje në masën 20 për qind. Kjo shifër e përkthyer në vlerë monetare do të thotë një rritje prej 1040 lekësh në muaj, duke filluar nga muaji maj i vitit të ardhshëm. Kështu, pas kësaj rritjeje, pensioni i plotë i pleqërisë në fshat do të arrijë në masën 6240 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat mujore të pensionistëve të fshatit, që kanë pensione të plota, mbas kësaj rritjeje pritet të arrijnë nga 6240 lekë në 7130 lekë në muaj.
Llogaritja
Pensioni llogaritet dhe jepet në raport me vjetërsinë në punë që kërkohet në vitin përkatës për të përfituar pension të plotë. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Shuma e pensionit të shtetit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Kjo pagë referuese për llogaritjen e pensionit përzgjidhet nga vetë personi i interesuar që do të dalë në pension, por pa kaluar pensionin maksimal. Në bazë të kontributeve të derdhura vullnetarisht kur nuk janë plotësuar vitet e punës dhe pagës referuese sipas llojit të punës, secili mund të llogarisë se sa do të jetë pensioni që do të përfitojë sipas kategorisë. Kategoritë e pensioneve janë tri dhe secila prej tyre ka specifikat e veta për të bërë më pas llogaritjen e përfitimit sipas moshës dhe vjetërsisë në punë. Kështu, sipas viteve, nga 1993-shi deri në vitin 2009, secila kategori duhet të plotësojë moshën e kërkuar dhe vitet e punës për të përfituar pension. Mosha e kërkuar për daljen në pension me kalimin e viteve ka ardhur drejt rritjes. Ndërkohë që njëkohësisht me moshën janë rritur edhe vitet e vjetërsisë në punë.
Pensioni i reduktuar, shuma që përfitohet
Femrat që plotësojnë moshën 57 vjeçe dhe meshkujt 62 vjeç dhe që kanë 35 vjet punë të siguruara gjithsej, pavarësisht nga profesioni, me dëshirën e tyre kanë të drejtë të marrin pension të reduktuar. Pensioni i reduktuar llogaritet me 0,6 për qind në muaj më pak se pensioni i plotë. Në rastin konkret, pensioni i reduktuar për 6 muaj që merret para pensionit të plotë është 3,6 për qind më pak se pensioni i plotë (0,6 për qind x 6 muaj ) ose pensioni i reduktuar del 96,4 për qind e pensionit të plotë dhe mbetet i tillë edhe mbas plotësimit të moshës për pension të plotë.
Ndarja e pensioneve në kategori
Pensionet që jepen sipas Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndahen në pesë kategori, të cilat në regjistrin themeltar
regjistrohen me kod të veçantë.
Kategoria I, pensione pleqërie. Në këtë kategori do të përfshihen të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë.
Kategoria II, pensione invaliditeti. Këtu përfshihen të gjitha pensionet e invaliditetit nga sëmundje të përgjithshme.
Kategoria III, pensione familjare. Këtu përfshihen të gjitha pensionet familjare.
Kategoria IV, pensione shtetërore të posaçme, ku përfshihen pensione që caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kategoria V, pagesa për invalidët nga aksidentet në punë apo sëmundje profesionale.
16 Nentor 2008