Atentati në Durrës, luftë për kontrollin e zonave të influencës
Tre autorët e ndaluar për atentatin ishin dënuar për krime të ndryshme. Hetohet për motivimin e prishjes së pazareve, gjendet arma e krimit
DURRËS – Atentati i ndodhur dy ditë më parë, në qendër të qytetit të Durrësit, ka për motiv përplasjen mes grupeve rivale në kontrollin e zonave të influencës sidomos për tregtimin e lëndëve narkotike. Burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se tashmë po punohet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së Saimir Ballës, ndërkohë që tre personat e arrestuar njihen si kontigjentë kriminalë për strukturat e rendit pasi janë dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale. Sipas tyre: “Elvis Tefës, Orges Dervishit dhe Ervin Kodrës iu është komunikuar urdhri i arrestit rreth orës 2.00 të ditës së djeshme”. Po dje, policia gjeti një armë zjarri të hedhur pranë vendit të atentatit, me të cilën mendohet të jetë kryer krimi. Burime në grupin hetimor pohojnë se po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në rrjetin e të rinjve.
Hetimi
Tre autorët e arrestuar në Durrës për atentatin që ndodhi në hapësirat publike, pranë Pallatit të Kulturës, njihen si persona me rrezikshmëri të lartë nga policia. Ata janë dënuar për disa vepra penale. Burimet zyrtare pohojnë se Elis Tefa, lindur në Burrel dhe banues në Lagjen Nr. 14 në qytetin bregdetar, është dënuar më parë për “plagosje të rëndë”. Po ashtu, edhe Orges Dervishi dhe Ervin Kodra, të dy banorë të Lagjes Nr. 14, kanë qenë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Tashmë tre të arrestuarve pritet t’u komunikohet masa e sigurisë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës. Ata janë marrë në pyetje për vrasjen e 25-vjeçarit Balla. Sipas të dhënave zyrtare, “në vijimësi të punës për dokumentimin ligjor të rastit, gjatë ditës së shtunë u bë e mundur gjetja dhe bllokimi i armës së zjarrit, tip pistoletë, model 54, e kalibrit 7,62 mm, e cila pas ngjarjes dyshohet të jetë hedhur nga autorët në një kanal në Lagjen Nr. 13 të qytetit bregdetar.
Vrasja
Ditën e premte, rreth orës 12.00, tre të rinj kanë debatuar në një lokal, pranë Pallatit të Kulturës, me shtetasin Saimir Balla. Më pas, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, në prani të dhjetëra qytetarëve. Njëri prej tre personave ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj 25-vjeçarit. Autorët e atentatit janë larguar, ndërsa Saimir Balla gjeti vdekjen teksa po dërgohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Brenda pak orësh janë identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit. 21-vjeçari Tefa dhe 25-vjeçari Dervishi akuzohen për “vrasje me dashje, në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake”. Ndërsa për të dyshuarin e tretë, Ervin Kodra, për momentin rëndon akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”. Burimet zyrtare pohojnë se grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit të Durrësit. Por, nuk përjashtohet mundësia që të zgjerohet rrethi i hetimit dhe të ketë autorë të tjerë në pranga për këtë atentat si dhe për aktivitetin kriminal që kanë kryer deri tani.
SKEDA E TË ARRESTUARVE
Elis Tefa, 21 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Lagjen Nr. 14, i dënuar më parë për plagosje të rëndë
Orges Dervishi, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lagjen Nr. 14, beqar, i dënuar më parë nga gjykata
Ervin Kodra, 26 vjeç, lindur dhe banues në Lagjen Nr. 14, me arsim të mesëm, i dënuar më parë nga gjykata
16 Nentor 2008