Dosja e plotë e “AEY”-së, skandali me fishekët kinezë nga Shqipëria
Si shpërtheu skandali Shqipëri-SHBA për fishekët e prokuruar për Afganistanin. Cilat janë elementet dhe personazhet e aferës që tronditi vendin tonë
Revista “MAPO” nis publikimin e plotë të dosjes hetimore që ka përgatitur Kongresi Amerikan për skandalin “AEY”. Firma e Efraim Diverolit, djalit të “artë” të milionave të armëve, ka një lidhje specifike me Shqipërinë, ku ai porositi të blejë miliona fishekë të destinuar për në Afganistan, por që në fakt ishin tepër të vjetër dhe prodhim kinez, i papranueshëm për standardet ushtarake dhe mbi të gjitha ligjore amerikane. Edhe në Tiranë, për pjesën që i takon vektorit shqiptar të skandalit, po hetohet kjo çështje, por gjithçka ruhet nën siglën e sekretit hetimor. Shpesh i përdorur për të mbuluar dhe fletë të bardha letre... Bëhet fjalë për tregtinë e municioneve që Ministria shqiptare e Mbrojtjes i shiti një kontraktori të Pentagonit, Efraim Diverolit. Ato municione, pronë e shtetit shqiptar, por prodhuar në Kinë, duke nisur që nga viti 1962, ishin të destinuara për forcat afgane të sigurisë. Ligji amerikan e ndalon importin e armatimit nga Kina. Duhej të ndodhte tragjedia e Gërdecit që në Shqipëri të mësohej dhe një detaj tjetër misterioz: 1000 copë fishekë shiteshin për 42 dollarë, ndërsa e njëjta sasi nga Republika Çeka apo nga Hungaria, shitej respektivisht me 19 dhe 21 dollarë. Në rastin shqiptar kishte dhe një kulm tjetër në trekëndëshin shitës-blerës. Ky ishte Henri Tomei, një zviceran me kompani aktive në Bosnjë- Hercegovinë dhe në Qipro, i cili merrte një përqindje, nëse mund të quhet e tillë, për çdo transaksion. Në Shqipëri janë formuluar akuza politike se paratë e përfituara nga Tomei riktheheshin në mënyra të ndryshme në formë “bakshishi” për zyrtarë dhe qytetarë të tjerë shqiptarë të implikuar në këtë histori milionere. Denoncimi i kësaj historie u bë nga Kosta Trebicka, biznesmeni shqiptar i nënkontraktuar nga AEY për ripaketimin e municioneve. Zoti Trebicka vdiq në një aksident automobilistik më 12 shtator në juglindje të vendit, në një fshat të Korçës.
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Më 26 janar 2007, Ushtria Amerikane i akordoi një kontratë prej 300 milionë dollarësh kompanisë “AEY”, e bazuar në Florida, me pronar Efraim Diverolin, për të furnizuar me municion Forcat e Sigurisë Afgane. Më 23 maj 2008, pas 66 milionë dollarë pagesash, Ushtria Amerikane e përfundoi kontratën e saj me AEY-në. Më 19 qershor 2008, një gjykatë e lartë federale procedoi për ndjekje penale ndaj kompanisë “AEY” zotin Diveroli dhe tre individë të tjerë të asociuar me AEY-në, me akuza kriminale në lidhje me prokurimin e municioneve nga ana e AEY-së brenda kontratës së akorduar.
Me kërkesën e kryetarit Henri A. Uaksman, Komisioni i Mbikëqyrjes dhe i Reformës Qeveritare filloi një hetim për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: Përse qeveria federale amerikane i akordoi një kontratë ushtarake prej 300 milionë dollarësh një kompanie të drejtuar prej një 21-vjeçari pa eksperiencë? Përgjatë procesit të hetimit, deri sot Komisionit i janë dërguar 9500 faqe dokumente nga AEY, 14 000 faqe nga Departamenti i Mbrojtjes dhe 2600 faqe nga Departamenti i Shtetit. Gjithashtu, stafi i Komisionit intervistoi zyrtarë kontraktues të Ushtrisë Amerikane, të cilët mbikëqyrën këtë kontratë, zyrtarë kontraktues të Departamentit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjes, që mbikëqyrën kontrata të tjera me AEY-në, zyrtarin e Departamentit të Shtetit në krye të “listës së monitorimit” të trafikut të armëve dhe individë të tjerë. Analiza e stafit përmbledh informacionin që i dërgohet Komisionit.
Kontrata e AEY-së mund të shihet si një shembull për të treguar se çfarë nuk shkon në procesin e prokurimit. Provat para Komisionit tregojnë që së pari kontrata nuk ishte e nevojshme, se mungonte një analizë e tërthortë ndaj kualifikimeve të AEY-së dhe dëshmojnë për një ekzekutim të varfër gjatë mbikëqyrjes së kontratës. Rezultati është që taksapaguesit amerikanë i paguan 66 milionë dollarë një kontraktori që ofroi municion “jashtë përdorimit”, shumica e të cilit ishte me origjinë ilegale kineze.
Nevoja për kontratë
Kur Departamenti i Mbrojtjes i akordoi kontratën prej 300 milionë dollarësh kompanisë “AEY” në janar 2007, kontrata mund të kishte qenë e panevojshme. Duket qartë tashmë se Departamenti i Shtetit mund të kishte përdorur opsione të tjera të blerjes së municioneve pa rënduar xhepin e taksapaguesve. Kur kontrata iu akordua AEY-së, vendet europiano-lindore prej të cilave blinte municionet kompania “AEY”, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria dhe Hungaria, kishin ofruar më parë që t’i dhuronin këto municione falas. Shqipëria, një prej furnizueseve kryesore të AEY-së, kishte kohë që kërkonte të eliminonte tonelata me armë dhe municione për të përmbushur kushtet e hyrjes në NATO dhe në BE. Në fakt, Presidenti i Shqipërisë shkoi në Irak në dhjetor 2007 dhe bëri një ofertë personale ndaj gjeneralit David Petraeus dhe ambasadorit Rajan Kroker për të dhuruar municione falas.
Nuk ka asnjë provë që Departamenti i Mbrojtjes e konsideroi opsionin e sigurimit të municioneve që u furnizuan nga AEY nëpërmjet donacioneve, pavarësisht se kjo do i kursente koston e kontratës taksapaguesit amerikanë.
Dështimi në monitorimin e listës së trafikantëve
Kur Departamenti i Mbrojtjes i akordoi kontratën kompanisë “AEY” në janar 2007, të gjithë aktorët kryesorë të transaksionit – AEY dhe presidenti i saj, ndërmjetësi dhe furnizuesi i AEY-së – figuronin në listën e monitorimit për trafikues potencialë armësh të Departamentit të Shtetit. Zyrtari i Departamentit të Shtetit në krye të listës së monitorimit, e përshkroi këtë si një “trifekt të përsosur”.
AEY dhe presidenti i saj, Efraim Diveroli, ishin futur në këtë listë që prej prillit 2006 për shkak se ishte nën investigimin e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave Amerikane për një sërë “shkeljesh ndaj Aktit të Eksportit të Armëve dhe për mashtrim në kontratë”. Lista e monitorimit paralajmëronte se “licencat e ardhshme që i jepeshin Diverolit dhe kompanisë së tij duhej të ishin subjekt i një vëzhgimi të kujdesshëm dhe rigoroz”. Lista përfshinte edhe emrin e Henri Tomeit, presidentin e Edvin, ltd., një kompani e bazuar në Qipro dhe që vepronte si ndërmjetësi i AEY-së; si dhe Ylli Pinarin, kreun e MEIKO-s, kompanisë ushtarake shqiptare që furnizonte municionet nga Shqipëria.
Nuk ka prova që Departamenti i Mbrojtjes e kontrolloi listën e monitorimit të Departamentit të Shtetit para se të ekzekutonte kontratën me AEY-në.
Analizë e pamjaftueshme e performancës së kaluar
Dokumentet që janë sjellë para Komisionit tregojnë se agjenci të ndryshme federale mbyllën, tërhoqën ose anuluan të paktën shtatë kontrata të mëparshme me AEY-në, si dhe katër porosi shpërndarjeje nën kontratën e tetë. Nën këto kontrata, AEY shpërndau helmeta potencialisht të pasigurta në Irak, dështoi në shpërndarjen e të paktën 10 mijë pistoletave në Irak dhe furnizoi Forcat Speciale Amerikane me municion të cilësisë së dobët. Zyrtarë kontraktues të qeverisë paralajmëruan disa herë për “cilësinë e dobët” “materiale të dëmtuara”, “armë të papërdorshme” dhe pajisje të tjera që binin nën kategorinë e “refuzimit”. Gjithashtu ata u ankuan se AEY po “dëmtonte misionin” dhe se po “vinte në rrezik performancën e agjencive qeveritare.
Një zyrtar kontraktues i Departamentit të Mbrojtjes, që u intervistua nga Komisioni, përmendi që kur AEY dështoi në furnizimin me pistoleta “Beretta” të Forcave të Sigurisë Irakiane, zoti Diveroli ofroi pretekste false si për shembull: AEY dështoi për shkak të një uragani në Florida, që në fakt nuk kishte ndodhur kurrë. Zyrtari shtoi: “Në erën e internetit ne mund ta kishim verifikuar shumë lehtë këtë fakt”.
Duke u bazuar në dokumentet e analizuara, duket qartë se metoda e operimit të AEY-së kishte të bënte me ofrimin e një çmimi më të ulët se konkurruesit e tjerë gjatë procesit të tenderimit. Kjo bëhej pa ofruar një burim të sigurt të produkteve, duke gjetur furnizues lokalë të produkteve pas kontraktimit dhe duke shpërndarë produkte zëvendësuese kur nuk ishte në gjendje të siguronte elementet e kërkuara prej kontratës. Një prej zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes e quajti këtë: taktika e “karremit dhe stakimit” (Bait & Switch), e cila ndëshkohet me ligj nën legjislacionin amerikan. Kur u pyet nëse AEY ishte kompania më e keqe që ai kishte hasur në Irak, zyrtari u përgjigj: “Po, ky ishte limoni nga i cili më duhej të bëja limonadën”.
Ndërsa Departamenti i Mbrojtjes po evoluonte, ofruesit gjatë procesit të tenderimit për këtë kontratë prej 300 milionë dollarësh, një burim i ekipit të seleksionimit ngriti shqetësime mbi propozimin e AEY-së duke e vlerësuar kompaninë si të “pakënaqshme” në aftësinë e saj për të menaxhuar shpërndarjen ndërkombëtare dhe subkontraktorët. Por zyrtari kontraktues i Departamentit të Mbrojtjes, që akordoi kontratën, e ndërroi këtë vlerësim në “mirë” duke i dhënë AEY-së një vlerësim “të shkëlqyer” për cilësinë e afruar dhe kohën e shpërndarjes, duke shtuar se kontraktuesit e mëparshëm nuk kishin ngritur asnjë shqetësim në lidhje me problemet e cilësisë së produkteve. Zyrtari kontraktues konkludoi se “nuk ka asnjë dyshim se AEY do të performojë në linjë me afatin kohor të shpërndarjes dhe nuk ka asnjë të kaluar me probleme cilësie”.
Ekzekutim i varfër dhe anashkalime
Kur Departamenti i Mbrojtjes i akordoi kontratën prej 300 milionë dollarësh kompanisë “AEY”, dështoi në ngritjen e standardeve të mjaftueshme për moshën, cilësinë apo për shpërndarjen e municioneve. Dokumenti indikon se AEY e përdori këtë mungesë standardesh në avantazh të saj duke i thënë furnizuesve lokale: “Merrni në konsideratë kur kërkoni në treg se nuk ka kufij për moshën e produkteve. Ju lutem vëreni me kujdes, nuk ka kufij të moshës për këtë kontratë”.
Departamenti gjithashtu dështoi në monitorimin e duhur të performancës së kompanisë “AEY”. Zyrtari kontraktues i tha Komisionit se Agjencia e Mbrojtjes për Menaxhimin e Kontratave nuk i inspektoi municionet e AEY-së para se të shpërndaheshin. Procesi i inspektimit u anashkalua edhe në Afganistan gjatë mbërritjes së municioneve.
Kur inspektimet u kryen, u gjetën probleme serioze me cilësinë e municioneve që ishin furnizuar. Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes e përshkruan cilësinë e produkteve si “me gërryerje të konsiderueshme” dhe “jashtë shërbimit”. Arkat e municioneve ishin “dizintegruar nga dëmtimi ekstensiv i termiteve” dhe se ato nuk ishin më “të sigurta për transport”. Në disa raste, municionet kishin një moshe mbi 60-vjeçare. Pasi u thërrit të jepte llogari nga Departamenti i Mbrojtjes, një zyrtar i AEY-së e pranoi se kompania u kishte shpërndarë ‘municione bajga’ forcave të sigurisë afgane.
Shpërndarja e municioneve ilegale kineze
AEY duket se ka thyer ligjin federal, i cili ndalon blerjen e municioneve kineze. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar që ishte marrë në punë nga AEY, i tha Komisionit se puna e tij konsistonte në nxjerrjen e municioneve nga arkat me mbishkrime kineze dhe që t´i ripaketonte ato në kuti kartoni para se të niseshin për në Afganistan. Sipas zotit Trebicka, Diveroli e kishte pyetur atë nëse kishte mbishkrime në gjuhën kineze mbi pakot apo brenda kutive metalike, dhe se e kishte udhëzuar atë “të sigurohej që brenda kutive prej kartoni të mos kishte asnjë dokument të shkruar”. AEY, Diveroli dhe tre të tjerë tashmë përballen me akuza kriminale në lidhje me prokurimin e municioneve kineze.
Marrë nga revista “MAPO”
16 Nentor 2008