E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 7 persona, mes tyre 1 i kërkuar në Shqipëri

24/07/2009  Banda shqiptare që grabiste bankat

GREQI- Një bandë kriminale, e cila prej më se nëntë muajsh merrej me grabitje të dhunshme të bankave, supermarketeve dhe shërbimeve postare, është zbuluar dhe shkatërruar pjesërisht sot nga policia greke në Athinë. Mes të arrestuarve, haset dhe kapoja i organizatës kriminale. Policia e Athinës konfirmoi se 35-vjeçari është person në kërkim për vrasje në Shqipëri, që nga viti 1997. Ndërkohë është arrestuar dhe një çift të rinjsh shqiptarë, të cilët gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e së hënës, u gjetën në banesën e tyre me tre kilogramë marijuanë dhe 20 gramë kokainë. Pas përfundimit të operacionit të posaçëm ku morën pjesë 150 forca speciale dhe agjentë të veshur civilë, policia e shtetit në Athinë, doli në një komunikim me mediat ku shpalli rezultatet e aksionit. Shefi i sektorit të Sigurisë në policinë e Athinës, Janis Dhikopulos, tha se operacioni u krye njëkohësisht në rajonet Paleo Faliro dhe Neas Smirnis. Konfirmohet arrestimi i shtatë personave nga 22 deri 28 vjeç, që të gjithë shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt në Greqi. Mes tyre, policia tha se pesë i përkasin bandës kriminale që grabiste me armë bankat, me kapo, një vrasës të kërkuar në Shqipëri që prej 12 vjetësh. Dy të tjerët ishin një burrë e një grua po shqiptarë, që të dy 26-vjeçarë, të cilët u kapën me sasi drogash të ndryshme. Kapja e çiftit u bë në banesën e një prej pesë anëtarëve të bandës së dyshuar kriminale. Në operacion u sekuestruan si prova materiale 3 kilogramë e 20 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë, automatikë “Scorpions”, pistoleta “TT”, thika, etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›