Arrestohen autorët e grabitjes së tregtarëve
Lezhë
Një javë pas grabitjes së bujshme të dy vëllezërve tregtarë Curroi, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Sipas zëdhënëses së policisë së këtij qarku, Liona Nika një ditë më parë, pas një pune të mirë operative të organizuar nga Komisariati i Policisë së Kurbinit, u mundësua kapja e Jetmir Myrtos, 32 vjeç dhe Fatbardh Tafilit, 36 vjeç, të dy nga fshati Shullaz i rrethit Kurbin. Sipas Nikës, shpallja e tyre në kërkim u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim dhe me Arjan Laman, ishin të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e ndodhur në datë 7 të këtij muaji në Fushë–Milot, ku përmes dhunës i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash vëllezërve Curroi. Megjithatë, zëdhënësja e policisë së Lezhës sqaroi se pas një pune intensive hetimore dhe procedurale në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Kurbin, ndaj shtetasve Jetmir Myrto dhe Fatbardh Tafili, duke qenë se nuk u siguruan prova bindëse për ndalimin e tyre, me urdhër të prokurorit të Rrethit Gjyqësor Kurbin, këta shtetas u lanë të lirë, ndërsa për të kërkuarin Arjan Lama, Prokuroria ka nxjerrë urdhër për ndalimin e tij.