E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen, blenë mjaltë me euro false



Vlorë – Arrestohen në flagrancë Bekim Dobrushi dhe Arban Hakiu, të dy banues në Tiranë. Të rinjtë, përkatësisht të moshave 19 dhe 22 vjeç, u prangosën pas një denoncimi të bërë nga një shitës mjalti, të cilit i kishin blerë një sasi prej 2 kilogramësh duke përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 eurosh. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, rreth orës 9:00, në fshatin Kalas të Himarës, ku Dobrushi dhe Hakiu, ndërsa ishin nisur drejt Sarandës, kanë ndaluar për të blerë 2 kg mjaltë në një pikë shitjeje. Për këtë ata kanë përdorur një kartëmonedhë prej 100 eurosh. Por pas largimit të tyre shitësi ka kuptuar se kartëmonedha ishte false dhe ka njoftuar policinë duke i dhënë targën e makinës dhe përshkrimin e blerësve të mjaltit. Më pas forcat e Rendit ndaluan dy poseduesit e kartëmonedhave false.

Ndalohet italiani, futi makina pa paguar doganën

DURRËS – Pas disa ditësh kërkimi, policia ndaloi shtetasin italian Giancarlo Felloni, ndaj të cilit kishte nisur procedimi penal një javë më parë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se 33-vjeçari Felloni ishte shpallur në kërkim që me datë 27 shtator, pasi 8 ditë më parë ishte lëshuar urdhri për ndjekje. Sipas tyre, shtetasi i huaj ka konsumuar elementë të veprës penale të kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm. Ai dyshohet se nuk ka kryer veprimet doganore lidhur me tre automjete të hyra në Shqipëri. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›