Arrestohen dy hajdutë banesash
Autori i Lajmit: red.
Dyshohet se kanë kryer vjedhje në një sërë vilash në zonën e Shijakut, por janë vënë në pranga nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar ”Vila”, policia e Shijakut ka mundur të vërë në pranga 36-vjeçarin Sokol Duka dhe 39-vjeçarin Flamur Hoxha, që të dy banorë në Sukth. Burime nga policia bënë të ditur se dy të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si edhe një shtetas tjetër me banim në Dibër, rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura muajt e fundit në zonat Sukth, Fermë Xhafzotaj dhe Plazh të Durrësit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në fshatin Perlat të Durrësit, ata kanë kryer vjedhje në banesën e Mustafa I., prej së cilës kanë rezultuar të grabitur 4 televizorë plazëm, 3 kompjuterë, 1 laptop, 2 tapete, 1 ekspres kafeje dhe 2 abazhurë. Ndërsa në fshatin Fermë Xhafzotaj ata kanë vjedhur me thyerje dyqanin me pjesë këmbimi për autovetura në pronësi të Osman V. Por një procedim tjetër penal në ngarkim të tyre ka qenë edhe ai i pak javëve më parë në një supermarket të plazhit të Durrësit, si edhe ai i pajisjeve të një lavazhi. Ndërkohë që janë dokumentuar veprat penale që kanë kryer dy të dyshuarit, policia pas hetimeve të para, ka nisur drejt Prokurorisë dosjen. Mësohet se për dy të ndaluarit është ngritur akuza për vjedhje në bashkëpunim më shumë se një herë.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009