E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Zgjedhjet, provimi i parë i Shqipërisë në NATO”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi Qeverinë se po dështon procesin zgjedhor, të parin në këtë shtet pas anëtarësimit në NATO. Rama ofroi kontributin e PS që të shpëtojë vendin nga prova e parë e besimit si vend i NATO-s. “Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, qeveria vazhdon të mbajë në fuqi, një taksë të mirëfilltë vote, që të varfrit nuk e përballojnë dot. Nuk ka më kohë për të humbur”, - tha ai. Rama i bëri thirrje përsëri Berishës të marrë parasysh propozimin e PS për dokumentet e reja të identitetit. “Kur mbeten edhe 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, ne i themi qeverisë të dëgjojë zërin e arsyes duke hequr taksën e votës dhe duke dhënë falas kartën e identitetit për votim. Nuk ka më kohë për të humbur”. Sipas Ramës, me hyrjen në NATO u mbyll një proces historik për Shqipërinë, por edhe u rrit barra e përgjegjësive e detyrimeve tona për të garantuar standardet e lirisë dhe të demokracisë. “Zgjedhjet që vijnë janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Kohë për të humbur nuk ka, në qoftë se nuk duam ta humbasim këtë provim”, - theksoi ai. Kryesocialisti shtoi se PS shprehet e vendosur të ndihmojë qeverinë që Shqipëria të kalojë me sukses këtë provim të madh dhe e fton të reflektojë pa humbur kohë për fatin e zgjedhësve që s kanë të paguajnë për kartat e identitetit.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›