“Burgu për burrat”, Topi fal 34 gra
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Presidenti i Republikës u kthen lirinë 37 të dënuarve. Gra të dënuara për kultivim hashashi e vrasje si dhe burra të moshuar, të dënuar për hakmarrje, do të lënë qelinë pas dekretit të presidentit Bamir Topi për faljen e 37 të dënuarve, 34 prej të cilëve janë gra. Në listën e të falurve është nënë Ferideja, e cila ka për të rritur dy nipërit e saj jetimë, si dhe 20-vjeçarja nga Tropoja që vrau në shtëpinë e saj fqinjin për të mbrojtur nderin. Pothuajse të gjithë të burgosurve u është falur gjithë pjesa e mbetur e dënimit dhe pritet tashmë të lënë qelinë. Vetëm në dy raste Kreu i Shtetit u ka falur dy burrave të moshuar nga katër vite. Ata vuajnë dënimin në burgun e Krujës dhe janë dënuar të dy për vrasje.
Falja
Kreu i Shtetit firmosi lirimin e 37 të dënuarve. Mosha e thyer, gjendja e rëndë shëndetësore e ekonomike duket se kanë qenë motivet kryesore të përzgjedhjes së të dënuarve që do të lënë qelitë. Sipas përllogaritjes, mosha mesatare e të dënuarve që u falën nga kreu i vendit, është 72 vjeç. Por në mes të falurve është dhe një vajzë 22-vjeçare nga Tropoja, e dënuar me 7 vjet burg për vrasje në kushtet e tronditjes psikike. Aurora Breçani do të lërë qelinë për t u kthyer pranë familjes. Pranë nipërve të saj së shpejti do të jetë dhe nënë Ferideja, rasti i së cilës u bë evident nga mediat fundvitin e shkuar. Atë e presin në shtëpi dy nipërit e saj të mitur dhe jetimë. Në listën shumemërore të firmosur nga Presidenti pas shqyrtimit të dosjeve, janë kryesisht gra të moshës së tretë, të cilat nuk përbëjnë rrezikshmëri për shoqërinë. Qelinë do të lënë dhe katër të dënuar për vrasje nga burgu i Krujës, ku kanë vuajtur jo vetëm dënimin e dhënë nga gjykata, por dhe nga sëmundje të rënda.
Dekreti
Presidenti Topi dekreton falje dënimi për 37 të dënuar. Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 70 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 «Për faljen», të ndryshuar, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera,
Në ushtrimin e së drejtës së faljes, Presidenti i Republikës ka vlerësuar dhe është mbështetur në kritere, që lidhen me shlyerjen e fajit nga i dënuari dhe rehabilitimin e tij, gjendjen shëndetësore, gjininë, moshën dhe llojin e veprës penale të të dënuarit.
Në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të ardhura nga institucionet përkatëse, si dhe atyre që kërkon ligji, Presidenti i Republikës ka dekretuar faljen e plotë ose të dënimit të mbetur të të dënuarve sipas dekretit numër 6122, datë 6 prill 2009.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009