Topalli: “Opozita ta shohë me optimizëm”, reagon Islami
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu përgjigj kritikave të opozitës socialiste pasditen e djeshme në Parlament duke këshilluar që ajo ta shohë me optimizëm Shqipërinë në NATO. “Përpara ngjarjeve të mëdha ka pasur prononcime të tilla nga opozita. Kështu, para marrjes së ftesës në NATO, një zonjë, zëdhënëse e Edi Ramës, më 2 prill 2008 deklaroi se Shqipëria nuk do ta marrë festën, por pas marrjes së ftesës ju bëtë protestë. Para se të firmosnim MSA-në u tha se kurrë nuk do ta nënshkruani atë, por kur u nënshkrua deklaruat se do të vonohej nja 15 vjet ratifikimi i saj. Sot thoni se nuk do të kemi karta. Ju këshilloj ta shihni me optimizëm Shqipërinë në NATO. Nuk është mirë të vajtoni në ditën e festës, aq më tepër kur më shumë se sot nuk ka pasur përpjekje për të krijuar një infrastrukturë moderne me karta e pasaporta biometrike”, - tha Kryetarja e Kuvendit. Pas qëndrimit të saj reagoi socialisti Kastriot Islami, i cili pohoi se Obama nuk do të mirëpriste Shqipërinë në NATO, nëse në vitin 1964 nuk do të hiqej taksa e votës. “Më erdhi mirë që Topalli përmendi deklaratën e Obamës. Por duhet të kujtojmë se nëse në vitin 1964 nuk do ishte hequr taksa në SHBA që pengonte të varfrit dhe njerëzit me ngjyrë për të votuar, nuk do të kishte mundësi që Presidenti i Shqipërisë dhe i Kroacisë ta merrnin dokumentin nga Obama”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009