Arrestohen dy kushërinjtë që vranë "elektricistin e dashuruar"
Tre shqiptarë janë arrestuar
nga Interpoli, pasi janë
dënuar për vrasje. Kushërinjtë
Fredi Aliaj dhe
Sokol Aliaj janë arrestuar në Holandë,
ndërkohë që Alban Lika u prangos
në Itali. Dy kushërinjtë akuzohen
për pengmarrjen dhe vrasjen
e një elektricisti në Fier, për shkak
të një historie dashurie. Ndërkohë,
Alban Lika është dënuar me 17
vjet burg për vrasjen e Tonin
Dedës. Historia e vrasjes së elektricistit
e ka zanafillën në vitin 2004.
Për krimin e shëmtuar, më 7 maj
2007, Gjykata e Krimeve të Rënda
dha dënimin për katër të pandehurit
e vrasjes. Ismet Boriçi dhe
Fredi Aliaj janë dënuar përkatësisht
me 25 dhe 23 vjet burg për veprën
penale të "vrasjes në rrethana
të tjera cilësuese, duke i shkaktuar
mundime të veçanta viktimës".
Ndërkohë, Sokol Aliaj dhe
Platon Pepa janë dënuar secili me
3 vjet heqje lirie, për veprën penale
"moskallëzim krimi". Autori
kryesor është cilësuar Ismet
Boriçi, i cili është hakmarrë për një
lidhje të dyshuar dashurore që
elektricisti ka pasur me kushërirën
e tij në Fier. Historia e lidhjes
dashurore ka ndodhur në vitin
2004, duke sjellë pengmarrjen
dhe masakrimin e elektricistit
Robert Mitro. Robert Mitro, 37
vjeç, nga qyteti i Fierit, punonte
si hidraulik-elektricist në një pallat
që po ndërtohej në Plazhin e
Durrësit, te sektori Hekurudha.
Gjatë kësaj kohe, ai banonte në
një apartament në katin e pestë
të pallatit në plazh. Atje ai dyshohej
se kishte një lidhje intime me
kushërirën e të pandehurit kryesor,
Boriçi. Në janar 2004, autorët
kanë hyrë në banesën e Mitros,
pa përdorur forcë. Derën e ka
hapur vajza 18-vjeçare, me të cilën
ai bashkëjetonte. Mitro është
goditur fillimisht me levë hekuri
dhe në trup i janë gjetur shumë hematoma,
ndërsa më pas është
mbështjellë me batanije dhe është
futur në bagazhin e makinës.
Ndërkohë, i arrestuari tjetër i
djeshëm, Alban Lika, fshihej në
Itali me emrin Lin Gjekaj. Ky person
është dënuar, sepse me datë 7
maj të vitit 1999 ka vrarë Tonin
Dedën. Prej nëntë vitesh, ai ishte
shpallur në kërkim, por vetëm
ditën e djeshme është bërë i
mundur arrestimi i tij.
nga Interpoli, pasi janë
dënuar për vrasje. Kushërinjtë
Fredi Aliaj dhe
Sokol Aliaj janë arrestuar në Holandë,
ndërkohë që Alban Lika u prangos
në Itali. Dy kushërinjtë akuzohen
për pengmarrjen dhe vrasjen
e një elektricisti në Fier, për shkak
të një historie dashurie. Ndërkohë,
Alban Lika është dënuar me 17
vjet burg për vrasjen e Tonin
Dedës. Historia e vrasjes së elektricistit
e ka zanafillën në vitin 2004.
Për krimin e shëmtuar, më 7 maj
2007, Gjykata e Krimeve të Rënda
dha dënimin për katër të pandehurit
e vrasjes. Ismet Boriçi dhe
Fredi Aliaj janë dënuar përkatësisht
me 25 dhe 23 vjet burg për veprën
penale të "vrasjes në rrethana
të tjera cilësuese, duke i shkaktuar
mundime të veçanta viktimës".
Ndërkohë, Sokol Aliaj dhe
Platon Pepa janë dënuar secili me
3 vjet heqje lirie, për veprën penale
"moskallëzim krimi". Autori
kryesor është cilësuar Ismet
Boriçi, i cili është hakmarrë për një
lidhje të dyshuar dashurore që
elektricisti ka pasur me kushërirën
e tij në Fier. Historia e lidhjes
dashurore ka ndodhur në vitin
2004, duke sjellë pengmarrjen
dhe masakrimin e elektricistit
Robert Mitro. Robert Mitro, 37
vjeç, nga qyteti i Fierit, punonte
si hidraulik-elektricist në një pallat
që po ndërtohej në Plazhin e
Durrësit, te sektori Hekurudha.
Gjatë kësaj kohe, ai banonte në
një apartament në katin e pestë
të pallatit në plazh. Atje ai dyshohej
se kishte një lidhje intime me
kushërirën e të pandehurit kryesor,
Boriçi. Në janar 2004, autorët
kanë hyrë në banesën e Mitros,
pa përdorur forcë. Derën e ka
hapur vajza 18-vjeçare, me të cilën
ai bashkëjetonte. Mitro është
goditur fillimisht me levë hekuri
dhe në trup i janë gjetur shumë hematoma,
ndërsa më pas është
mbështjellë me batanije dhe është
futur në bagazhin e makinës.
Ndërkohë, i arrestuari tjetër i
djeshëm, Alban Lika, fshihej në
Itali me emrin Lin Gjekaj. Ky person
është dënuar, sepse me datë 7
maj të vitit 1999 ka vrarë Tonin
Dedën. Prej nëntë vitesh, ai ishte
shpallur në kërkim, por vetëm
ditën e djeshme është bërë i
mundur arrestimi i tij.