E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqimi dhe rënia e "Mbretëresha Kristinës"

Më shumë se
ceremoni
presidenciale,
ishte një kurorëzim:
Christina Kirchner
erdhi zyrtarisht në
krye të Argjentinës një
vit më parë, përmes një
vale adhurimi nga ana
e njerëzve të thjeshtë,
që më shumë se një
presidente, e konsideruan
si mbretëreshën e
zemrave të tyre. Në fakt
ajo ishte gruaja më e fuqishme
e Amerikës Latine.
"Mbretëresha Kristina",
kjo ishte mënyra me
të cilën e thërrisnin dhe i
drejtoheshin njerëzit
menjëherë pas fitores
plebishitare, e cila u parapri
nga premtimet e saj
për konsolidim të ekonomisë
së vendit dhe rikthim
të optimizmit dhe
krenarisë kombëtare. 12
muaj më pas kemi një
tjetër skenar. Kirchner është
shndërruar në një person jopopullor, e
përndjekur nga një mal problemesh që e
shoqëruan nga dita e parë e "mbretërimit".
Ky muaj solli një tjetër lajm jo të mirë
për të: riorganizimin e grevës së fermerëve,
trazirat ekonomike, armiqësitë
dhe mosbindjet nga ana e zëvendëspresidentit
dhe akuza në lidhje me
një valixhe të mbushur me para... Këtë
javë bursa e Argjentinës shënoi rënien
më të madhe të 5 viteve të fundit, pas
njoftimit të qeverisë për planin e shtetëzimit
të fondit privat të pensioneve.
Si rezultat i gjithë kësaj, mbështetja
ndaj Presidentes ka rënë në masën 30%,
pra më të ulëtën ndonjëherë. Sipas një
anëtareje të Kongresit, problemi më i
madh është inflacioni. Njerëzit kanë
punë, por nuk fitojnë para mjaftueshëm
sa për të përballuar një jetesë normale,
madje shumë syresh nuk kanë as për
plotësimin e nevojave bazë. Administrata
e Presidentes akuzohet nga kritikët për
përkeqësim të ekonomisë vendase, pavarësisht
dëmeve që kanë ardhur nga situata
kaotike financiare globale. Sipas
shumë analistëve, kriza në Argjentinë
nuk është financiaro-ekonomike, por
politike. Presidentja 55 vjeç i ka refuzuar
deri më tani të gjitha kërkesat për intervista
që i janë bërë pas rekordit të mungesës
së popullaritetit. Ajo madje i akuzoi
fermerët për një komplot të stisur
kundër saj dhe median si bashkëpunëtore
të opozitës. Turbullirat e vazhdueshme
thuajse e kanë zhdukur nga
memoria e të gjithëve triumfin e saj të vitit
të kaluar, kur erdhi në krye të vendit.
Kirchner, një senatore peroniste me
shumë eksperiencë, fitoi pushtet nga
ndihma e të shoqit, që ka qenë President
i Argjentinës, një president me shumë
popullaritet, i cili hoqi dorë nga rikandidimi
për t‘ia lënë pikërisht të shoqes
rrugën e lirë drejt fitores së sigurt.
Kirchner ishte njeriu që i dha Argjentinës
besim dhe shpresë pas kolapsit financiar
që pësoi në vitin 2001. Gjatë kohës
që Nestor ishte President, Zonja e
Parë krahasohej shpesh me Evita Peronin
(gruan e Presidentit të Argjentinës, një figurë
shumë popullore në vend). Kur vendosi
që të bëhej Presidente, shumëkush
ishte i kënaqur, por viti i parë i saj në detyrë
ishte një katastrofë. Ekonomia ra më
shumë nga sa ishte në periudhën e qeverisjes
së të shoqit, me inflacionin që ka të
ngjarë të jetë trefishi i 9% që është edhe
shifra zyrtare. Pak nga pak, Christina është
shndërruar në një figurë të diskredituar,
që ka humbur kredibilitetin dhe ka provokuar
shumë pakënaqësi e rebelim në
shtresat e ndryshme të shoqërisë nga reformat
e saj ekonomike, të cilat nuk janë
mirëpritur aspak. Një grevë e mëparshme
4-mujore e fermerëve përfundoi në
mënyrë shumë të turpshme për qeverinë
dhe e çoi vendin në një periudhë destabiliteti
dhe mossigurie.
Tani fermerët janë rihedhur sërish në
protestë dhe kanë paralajmëruar për greva
të tjera të gjata,të cilat nëse do të realizohen
do ta vendosin eksportin e vendit
në një pozicion shumë të vështirë. Gjithë
kësaj i është shtuar edhe thatësira, e cila
ka goditur vendin dhe ka tharë shumë
prodhime bujqësore. Financat e vendit
janë përtokë, me një borxh që ka kapur
shifrën 100 miliardë dollarë, ose 56% të
Prodhimit Kombëtar Bruto. Për të qetësuar
tregun, Presidentja një muaj më
parë i bëri thirrje Klubit të Parisit për t‘ia
shtyrë pagesën e borxheve. Avokatët e të
drejtave të njeriut i janë kundërvënë për
shkak të mosmbajtjet së premtimit për të
ndrequr pabarazitë në vend. Varfëria ka
arritur një shkallë shumë të lartë për të 6-
in vit rresht dhe kjo kryesisht për shkak
të inflacionit. Analistët thonë se peronistët
e rinj janë shumë të zhgënjyer me
Presidenten. Një gazetar i famshëm në
vend thotë se klima aktuale është e
nderë. Sipas tij, njerëzit po kërkojnë alternativa
të tjera. Duan t‘i japin duart një
herë e mirë Kirchner-ëve, meshkuj apo
femra qofshin. Ndërkohë ka zëra që
ndërsa Kristina është zyrtarisht në pushtet,
ai që luan vërtet lojën është bashkëshorti
i saj, ish-presidenti Nestor, me
kompromiset dhe lidhjet e fshehta me
liderë të tjerë të Amerikës Latine. Veç
kësaj, në Majami po zhvillohet një gjyq
në të cilin po gjykohet një person i kapur
një vit më parë në aeroport me 800 mijë
dollarë, të cilat ai pretendon se ishin për
të financuar fushatën zgjedhore të
Kristinës.
Edhe pse Kristina deklaroi se ky është
një inskenim i "armiqve amerikanë", ka
shumë të dhëna që të çojnë në përfundim
se personi i kapur është real së bashku
me historinë e tij. Gjithë kësaj situate
i shtohet edhe zëvendëspresidenti i vendit,
Julio Cobo. Marrëdhëniet mes të
dyve kanë qenë kaq të këqija, sa janë
bërë edhe shkak barsoletash, pasi ata as
që komunikojnë më me njëri-tjetrin. Cobos
ishte një nga personat që ndihmoi
fermerët të mposhtnin qeverinë dhe pavarësisht
se i është reduktuar pushteti
nga ana e Kristinës, ajo nuk ka ç‘i bën më
shumë. Ai ka fituar një pozicion shumë
të mirë dhe përkrahje nga opozita, së cilës
i përket, dhe Kristinës, e nuk i mbetet
veçse ta injorojë prezencën e tij sa më
shumë. Aktualisht ai është politikani më
popullor në vend dhe i ka hapur vetes
rrugën për kandidimin presidencial në
vitin 2011. Me këtë krizë të madhe, kur
populli nuk e do e kur zëvendësi i saj është
shumë më popullor se ajo, kohë të
vështira parashikohen për ish "Mbretëreshë
Kristinën", që 12 muajt e fundit
e kanë shndërruar në një "Hirushe" të
pashpresë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›