E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet barbi, bosi i trafikimit të lëndëve narkotike

Meksikë, 1 Shtator, NOA - Policia meksikane ka arrestuar Barbin. Nuk bëhet fjalë aspak, për kukullën bionde që të gjithë njihni, por për bosin më të kërkuar të trafikimit të lëndëve narkotike në Meksikë.

Emri i vërtetë është Edgar Valdez Villarreal, por njihet me pseudonimin Barbi. Valdez, krahas transportimit të lëndëve narkotike akuzohet dhe për shumë atentate të tjera. Mbi këtë person, SHBA kishte vënë një shpërblim prej dy milion dollarësh në këmbim të tij.

Ishte vetëm pak më superiore oferta e autoriteteve meksikane të cilët kishin premtuar 2.2 milionë dollarë. Për momentin ende nuk është bërë e qartë nëse ai do të shkojë në SHBA apo do të qëndrojë në Meksikë.

Edgar Valdez, 37 vjeç, është një prej personave më të njohur në botën e trafikimit të lëndëve narkotike, pasardhës i Arturo Beltran Leyva, personi i tretë më i kërkuar në Meksikë që u vra në dhjetor të 2009, gjatë një operacioni të autoriteteve.
Mjaft i kënaqur ka mbetur presidenti Felipe Calderon që ka mundur të shënojë një sukses tjetër në luftën e tij kundër trafikimit të drogës. Policia federale ka ndaluar Valdez në një zonë rezidenciale në qytetin e Meksiko. Me sa duket ai nuk ka bërë asnjë rezistencë.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›