E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy vëllezër, përplasen me makinë të moshuarin



DURRËS - Forcat e policisë së Durrësit arrestuan dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim në kohë të ndryshme si shkaktarë të aksidenteve me pasojë vdekjen. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bënë të ditur se 33-vjeçari Astrit Memolla, lindur e banues në lagjen nr. 15 të Durrësit dhe 37 vjeçari Shkëlqim Ziu, lindur në Lushnjë dhe banues në Durrës, u arrestuan mbrëmjen e së premtes nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim si shkaktarë të dy aksidenteve me pasojë vdekjen. Sipas të njëjtave burime, dy ditë më parë Memolla, aksidentoi për vdekje 80 vjeçarin Mahmut Qyra, në rrugën Shën Vlash-Durrës, ndërsa drejtonte automjetin tip "Golf", me targa AY 057 SS. Burimet policore raportojnë se dy ditë më parë ndaluan edhe 37 vjeçarin Shkëlqim Ziu, i cili ishte shpallur në kërkim 7 muaj më parë si përgjegjës për aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Durrësi.

23 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›