Arrestohen katër shtetas në Elbasan nga Seksioni Kundër Trafiqeve

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në orët e vona të një nate më parë, arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”. Burime të policisë bëjnë të ditur se “Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi mbrëmë në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”
...