E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, librat dalin nëpër librari në muajin gusht


Tekstet për vitin e ardhshëm shkollor do të shpërndahen në libraritë e autorizuara për tregëtim në muajin gusht. Burime nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës, konfirmojnë se fillimi i tregëtimit të teksteve shkollorë që në muajin gusht do të mundësojë pajisjen në kohë të nxënësve me libra. Të gjitha libraritë të cilat janë të autorizuara për tregëtimin e teksteve do të furnizohen me librat për arsimin bazë 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Perveç këtyre teksteve, libraritë do të tregtojnë edhe altertekstet. Sipas MASH shumë shpejt, në të gjitha shkollat e vendit do të afishohet një njoftim, ku do të publikohen të gjitha pikat e shitjes së librave dhe botuesit e tyre.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›